Luan Malltezi dhe Sherif Delvina
sjellin një libër për çështjen çame

Luan Malltezi dhe Sherif Delvina<br />sjellin një libër për çështjen çame
TIRANE- “Mid'hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë Athinë (1923-1926) dhe Çështja Çame".

Ky është titulli i librit më të ri të dy profesorëve, Luan Malltezi, dhe Sherif Delvina, një botim që hedh dritë mbi punën dhe përpjekjet e ish-ambasadorit tonë në Greqi në periudhën eksodit Çam në vitet 1923-1926.

Promovimi i librit u bë sot në ambientet e Muzeut Kombëtar ku të pranishëm ishin përfaqësues nga bota e artit, politikës dhe gazetarisë.

Dy profesorët e mirënjohur i janë referuar letërkëmbimeve me eproret në Shqipërir të Mid’hat Frashërit, takimet ne Athinë me diplomatë të huaj. Ndërsa mësohet se pavarësisht përpjekjeve të tij heshtja e Tiranës zyrtare të atyre viteve, bëri që çështja çame të lihej në mëshirë të fatit.

Vetë autorët në fjalën e tyre u shprehen se për të arritur deri në botimin e këtij libri është bërë një punë e gjatë studimore nëpër arkivat e shtetit dhe ato greke, ndërsa theksojnë së qëllimi i daljes në dritë të këtij botimi, është nxjerrja në pah e të vërtetave historike lidhur më çështjen Çame.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore