Luan Rama: LSI forcë e parë në 5
bashki kryeson edhe në 9 të tjera

Luan Rama: LSI forcë e parë në 5<br />bashki kryeson edhe në 9 të tjera
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama  në një dalje për mediat është shprehur sot në një konferencë për shtyp se përveç 9 bashkive të fituara, LSI renditet si forcë e parë edhe në disa votimet për disa këshilla bashkiakë, ku ka përfunduar procesi i numërimit.

“Ndërsa është mbyllur numërimi në Skrapar LSI është forcë e parë. Në tërësinë e vet, ritmi është i kënaqshëm dhe më lejoni t’ju bëj me dije se ndërsa është mbyllur votimi në një pjesë të bashkive, në numrin kryesor të bashkive të vendit, po kështu rezulton të ketë përfunduar numërimi dhe për Këshillat Bashkiak në disa rrethe ndër të cilat më lejoni të bëj me dije se në votimin për Këshillin Bashkiak të Skraparit, Lëvizja Socialiste për Integrim është në vend të parë me 57.2% të votave. Ky është një numërim i përfunduar. Po kështu ka përfunduar numërimi edhe për Këshillin Bashkiak edhe në Bashkinë e Delvinës ku gjithashtu Lëvizja Socialiste për Integrim është në vend të parë, pra forcë politike në vend të parë. Në vend të parë Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të jetë edhe në Bashkinë e Dropullit, ku gjithashtu ka përfunduar numërimi, në Bashkinë e Mirditës ku gjithashtu ka përfunduar numërimi dhe në Bashkinë e Klosit ku gjithashtu ka përfunduar numërimi.
Ndërkaq, në një sërë bashkish të tjera në vend ku vazhdon numërimi pasi është në proces, Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të jetë forcë e parë politike deri tani në Bashkinë Pukë, në bashkinë Kurbin, në Bashkinë Bulqizë, në Bashkinë Rrogozhinë, në Bashkinë Elbasan, në Bashkinë Pogradec, në Bashkinë Përmet, në Bashkinë Këlcyrë dhe në Bashkinë Memaliaj.”
, -tha Rama.

Gjithashtu, shtoi Rama, “Në një pjesë të madhe të numërimit në njësitë vendore të Tiranës, LSi ka rezulate të shkëlqyera me rritje të krahasura me zgjedhet e 2011 apo 2013. Këto rezultate, tha Rama, “që vijnë në dinamikë, konfirmojë dhe njëherë rritjen e vazhdueshme të besimit dhe mbështetjes së qytetarëve shqiptarë për LSI dhe performancën e saj.

"Është për t’u evidentuar edhe një fakt tjetër, që në një pjesë të madhe të numërimit në njësitë vendore, të ish-njësitë vendore të Bashkisë së Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka rezultate të shkëlqyera me një rritje në gati 50% e më shumë krahasuar me zgjedhjet e 2011-s apo me zgjedhjet e 2013-s. Këto rezultate dhe të tjera që vazhdojnë të vijnë në dinamikë edhe pranë shtabit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmojnë edhe një herë rritjen e vazhdueshme të besimit, të mbështetjes dhe të përkrahjes së qytetarëve shqiptarë për Lëvizjen Socialiste për Integrim, për alternativën e saj dhe për të gjithë performancën e saj politike, qeverisëse dhe qytetare"-u shpreh sekretari i LSI
 
Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka uruar kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me shpresën që në krye të bashkisë, jo vetëm do të përmbushë premtimet e bëra por do ta kthejë në një qendër të madhe për qytetarë e Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës