Luan Rama: S’e votojmë ligjin për ‘Magjistratët’, Kuvendi jo pushime, të zgjidhë Kushtetuesen

Luan Rama: S’e votojmë ligjin për ‘Magjistratët’, Kuvendi jo pushime, të zgjidhë Kushtetuesen

Zv. Kryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë fjalën në fillim të seancës plenare duke deklaruar se LSI nuk do të votojë ligjin për magjistratët, pasi bie në kundërshtimin me Kushtetutën e re që Kuvendi votoi dy vite më parë. Ai u shpreh se kjo është një lëvizje e shumicës për të kapur sistemin. Gjithashtu Luan Rama i kërkoi Kuvendit që të mos marrë pushimet, por të zgjidhë cështjen e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, Ruçi i ndërpreu fjalën deputetit të LSI, pasi kishte kaluar minutat e përcaktuara. Ai i kërkoi kryetarit të Kuvendit 2 minuta nga diskutanti i radhës nga LSI, por Ruçi nuk pranoi.

Me ndërhyrjen e ndërkombëtareve u bë e mundur që të miratohet paketa e reformës në drejtësi për të bërë të mundur që drejtësia të merrte vlerën e saj sikur i takon. Dy vjet më pas, sot meqë është edhe seanca e fundit duhet të bëhej një bilanc se çfarë po ndodh dhe ku kemi mbërritur me reformën në drejtësi. LSI e bindur që reforma në drejtësi duhej bërë, por mbi bazën e parimeve që ne sanksionuam me ndryshimet kushtetuese. Dy vite më pas bilanci është skandaloz, Shqipëria pa gjykatë Kushtetuese, të Lartë dhe shumë shpejt do të gjendet në kolaps total. Përgjegjësia është e të gjithë klasës politike. Nëse fjai është i opozitës, po dy vite pas, shumica nuk ndjen asnjë përgjegjësi, që vendi është në këtë situatë skandaloze? Për faj të arrogancës së vet dhe veprimeve të njëanshme jemi në zgrip të funksionimit të institucioneve. Duhet të kishte një reflektim për të zbardhur përgjegjësinë tonë. Po kush e krijoi problemin në Shkollën e Magjistraturës? Sot na kthehet ti kthejmë pushtet atij institucioni, që jo vetëm nuk i takon pushtet, por përgjegjësia kryesore me problemet që ka krijuar, KLD-ja. Ju na thoni ti japim jetë, qendrës më të korruptuar të sistemit të drejtësisë. Ligji parashikon që ky institucion nuk duhet të ekzistojë më. Apo ti japim autoritet vendimmarrjes prokurorit të përgjithshëm, sepse nuk projektuam hapat që duhet të ishin ndërmarrë. E gjitha ka qenë një skemë e organizuar për të kapur sistemin.

Luan Rama


Lajmi kryesor:

Shtyhet ligji për ‘Magjistratët’, Ruçi: Opozita refuzoi dialogun! Basha: Lojë sigurimsash/ Kuvendi merr pushimet


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari