Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj prej mëse dy vitesh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë dhe me gjasa shumë shpejt pse jo do ta shohim edhe nuse në Kosovë, të bukurën e ekranit shqiptar.
Në fakt drejt asaj rruge janë, pasi Luana tashmë është bërë pjesë e familjes Çoçaj.
Të paktën këtë na kanë lënë të kuptojmë disa foto dhe video të postuar nga kushërira e parë e Krenarit, Edona Çoçaj e cila shfaqet duke u argëtuar në klub me ‘nusen’ e shtëpisë. Edona dhe Luana duket se kanë krijuar një miqësi me njëra-tjetrën, pasi në fotot që postojnë në llogaritë e tyre në Instagram, nuk mungojnë komplimentat që i bëjnë njëra-tjetrës.
Gjithsesi pa e pranuar por Luana e Krenari po e shijojnë lidhjen e tyre. Dhe mesa duket lidhja e tyre është serioze, pasi Luana takohet jo rrallë herë me kushërirat e Krenarit.
Tani s’na mbetet gjë tjetër, vetëm se të presim të shohim Luanën me fustanin e bardhë, teksa shkon nuse në Kosovë.
(Edona e Luana)
(d.b/Shqiptarja.com)