Luana Vjollca hyn zyrtarisht
në familjen e Krenarit

Luana Vjollca hyn zyrtarisht<br />në familjen e Krenarit
Edhe pse ajo nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me biznesmenin nga Kosova, marrëdhënia e tyre duket se po bëhet çdo ditë e më serioze.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj prej mëse dy vitesh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë dhe me gjasa shumë shpejt pse jo do ta shohim edhe nuse në Kosovë, të bukurën e ekranit shqiptar.

Në fakt drejt asaj rruge janë, pasi Luana tashmë është bërë pjesë e familjes Çoçaj.

Të paktën këtë na kanë lënë të kuptojmë disa foto dhe video të postuar nga kushërira e parë e Krenarit, Edona Çoçaj e cila shfaqet duke u argëtuar në klub me ‘nusen’ e shtëpisë. Edona dhe Luana duket se kanë krijuar një miqësi me njëra-tjetrën, pasi në fotot që postojnë në llogaritë e tyre në Instagram, nuk mungojnë komplimentat që i bëjnë njëra-tjetrës.

Gjithsesi pa e pranuar por Luana e Krenari po e shijojnë lidhjen e tyre. Dhe mesa duket lidhja e tyre është serioze, pasi Luana takohet jo rrallë herë me kushërirat e Krenarit.

Tani s’na mbetet gjë tjetër, vetëm se të presim të shohim Luanën me fustanin e bardhë, teksa shkon nuse në Kosovë.




(Edona e Luana)

(d.b/Shqiptarja.com)
 

7/2
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit