Nisur nga postimet e moderators në Snapchat, mund të kuptojmë që bukuroshja e ekranit i është drejtuar ishujve grekë për të pushuar krah një mashkulli. Po cili është mashkulli misterioz që qëndron pas aparatit të Luanës?
Sipas Prive, Luana është nën shoqërinë e ish të dashurit të Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj. Fakti se prezantuesja ka nisur një lidhje me Krenarin nuk është i panjohur, por në mungesë të fotove dhe paraqitjeve publike, raportimet kanë ngelur në suazat e thashethemeve.
Është vetë Luana Vjollca që me apo pa dashje, zbuloi më shumë se ç’duhet me postimin e djeshëm kur nënvizoi datën 10 Korrik 2016, që rastis të jetë ditëlindja e Krenarit.
Nga burime të prive.al mësohet se çifti do të qëndrojnë katër-pesë ditë në Santorini për t’iu rikthyer më pas rutinës së përditshme.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)