Luani dhe harabelat

Na ishte njëherë një luan plak që pushonte buzë liqenit. Kur ai mbylli sytë, një tufë harabelash mbi kokën e tij po e përçmonin.

-Shikoni se çfarë leshrash të shëmtuara ka, - thoshte një harabel.
-Shikoni ç'gjumash është, - thoshte një tjetër.
-Më duket si qorr dhe shurdh, - thoshte një tjetër.
-Po të ishte aq trim sa mbahet, do të na përgjigjej, - shtonte një tjetër.
Luani ngriti putrat. Zogjtë u trembën dhe u larguan.
-Përse ikët pa e dëgjuar përgjigjen? – tha luani.
 
Dje. Jemi vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë per rritjen ekonomike!!! Sot. Kemi rritur punësimin, kemi ul taksat!!! Se çfarë kemi trashëguar nga pushteti i djeshëm,  që hëngri 1 milion shpulla(apo shuplaka sic preferon ta thotë kryeministri Rama), e dimë të gjithë se jo me kot e Djathta u tkurr në një grusht deputetësh. Por se çfarë po na ndrit pushteti i sotëm këtë e kemi akoma të turbullt. S'dua të ndalem tek e djeshmja se ajo e mori shpërblimin me 23 Qershor, por dua të flas pak për të sotmen. Qeveria aktuale ka trashëguar një Arkë të Shtetit të boshatisur, një administrate të superkorruptuar dhe tmerrësisht të paafte.

lideri

Gjithashtu një sistem drejtësie që duhet t'i ndryshojmë emrin psh ta quajmë sistem "Kush ka lekë eshte i pafajshëm". Megjithatë kjo panoramë duhet të ndryshojë sa më parë, përndryshe nuk do të kemi një 97-të të dytë por një revolucion mbarë Popullor si ai francez i 1789-s. Nje revistë citonte që Shqiperia numëron 55 miliarderë! Dhe kushedi sa të tjerë ka që nuk i kanë deklaruar të ardhurat që mund të konkurojnë pa frikë dhe sheikët e naftës. Ore që të kuptohemi skam asgjë me pasanikët pasi në kapitalizëm kush ështe i zoti fiton më shumë, por e kam me ata që janë pasuruar me korrupsion dhe duke vjedh nga djersa dhe mundi i një populli të tërë. Dhe në Shqipëri këta janë me emër dhe mbiemër. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët, Drejtorët në institucionet shtetërore, mjekët, doganierët, tatimorët, policët(por nuk duhet harruar që ka dhe të ndershëm).

Doja të shtoja dhe për Bankën e Shqipërise por tashmë u bë bajat si çështje ku Guvernatori ynë bënte jetë faraoni dhe Banka vidhej ne mes të ditës si me thasë si me gjoja qera miliona euro. Dhe nga e gjitha kjo ka lindur një aristokraci që sa vjen e pasurohet, në kahun tjetër njerëzit e thjeshtë sa vijnë e varfërohen. Jo thjesht varfërohen por po iu shkon në palcë. Taksat, energjia elektrike që do të rritet sërish, uji, cmimi i naftës, cmimi i shportës së ushqimeve, taksa e TVSH-së(TV Publik që vetëm Publik nuk është ku ofron një shërbim skandaloz për shikuesin, ku abuzohet me të nga mëngjesi në darkë dhe ku disinformohet shikuesi me arritjet e mëdha të qeverisë). Gjithçka po rritet, perbiles edhe mosha e pensionit por vetëm rrogat JO.

Por le të kthehemi tek harabelat tanë trima. Harabelat lozin me Popullin, e tallin, e perçmojnë, mendojnë se njerëzit janë të shurdhët, nuk shohin se cbëjnë perditë. Harabelat mendojnë se populli flë, populli duron, është injorant dhe qullac. Harabelat tanë mendojnë se populli është si ajo nëna në mbledhjen e PS-së në Berat ku i drejtohej kupolës socialiste: "Aman vetëm ju mos u zini se ne jemi gati të rrimë pa bukë vetëm ju të pajtoheni dhe të jeni mirë". Por harabela të dashur gaboheni rëndë që e nënvlerësoni Popullin siç bëri Luigji i XVI-të, se e afërt do të jetë ajo ditë kur do zgjohet nga gjumi dhe pastaj sdo gjeni dot vrimë ku të futeni. Dhe për ta mbyllur nje kujtesë për të gjitha ata që kanë korruptuar drejtësinë duke iu shmangur burgut. Në Francë në 2011-n u dënua ish-presidenti Zhak Shirak se në vitet '90 kur ishte kryebashkiak i Parisit kishte bërë ca shkelje të vogla. Herët ose vonë të njëjtin fat do të keni edhe Ju. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve! Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve! Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj