Gjithçka mund të ndodhë nëse ndodhesh në parkun Safari, i cili shquhet për jetesën e kafshëve të egra! Njerëzit që kanë mundësinë të vizitojnë parqet safari kanë mundësi që të shohin nga afër disa nga kafshët të cilat pjesa tjetër e botës mund t’i shohë vetëm në fotografi.
Një grup turistësh morën guximin dhe udhëtuar me një makinë të hapur në këtë vend dhe kaluan momente mjaft të frikshme. Ata ju afruan aq shumë një luani saqë ai u ngjit në makinën e tyre.
Videoja e publikuar nga Taigan Safari Park në Vilnohirsk, Krime, tregon momentin kur turistët frikësohen nga ngjitja e luanit në makinën e tyre. Disa shihen duke bërë fotografi dhe duke qeshur, ndërkohë që një grua hidhet jashtë makinës. Macja gjigade fillon të përkëdhelet tek të gjithë dhe pastaj largohet e qetë në vendin e saj.