Afrikë e Jugut – Një adoleshente nga Kandaja i ka shpëtuar për mrekulli sulmit të luanëve në kafazet e kopshtit zoologjik. Lauren Fagen ishte vetëofruar për të ndihmuar në një qendër rehabilitimi të kafshëve në Afrikën e Jugut, e cila merrej kryesisht me pastrimin e kafazeve.
Sipas raportimeve kanadeze, sulmi ndodhi kur 18 – vjeçarja u përkul për të puthur njërin prej luanëve, kur papritur ai e sulmoi duke kafshuar në këmbë adoleshenten.
Por, fatmirësisht vajzën e tërhoqi prej andej një prej vullnetarëve që ishte ofruar të punonte në kopështin zoologjik, pasi dëgjoi të bërtiturat e saj.

“Nuk e kuptoj se si ai arriti të nxjerrë putrat nga kafazi. Në fillim mendova se kisha vdekur ose kisha humbur njërën këmbë. Është një mrekulli që unë kam mbijetuar”, tha 18 – vjeçarja.
Megjithatë, edhe pas sulmit, adoleshentja nga Kanadaja tha se luani ishte shumë miqësor përpara se ta sulmonte. Kafshimi i luanit i shkaktoi vajzës plagë në gjunjët dhe në kofshët e saj, por pa asnjë rrezik serioz.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com