Lucia Nadini, vjen në shqip
me “Shqipëria e rigjetur”

Lucia Nadini, vjen në shqip<br />me “Shqipëria e rigjetur”
TIRANE- Studiuesja veneciane, Lucia Nadini, sjell në gjuhën shqipe librin “Shqipëria e rigjetur” (Albania Ritrovata), me zbulimet e saj për gjurmët shqiptare në kulturën dhe artin e Venecias në shek. XVI. Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecias së shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Filli udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitalit, me rëndësi të madhe në Venecian si kryeqytet europian i shtypit.

Lidhjet e tij kulturore hedhin dritë të re edhe në prapaskenën e formimit të historianit humanist shqiptar Marin Barleti. Nga jeta dhe vepra e Barletit përcaktohen data e saktë e fillimit të veprimtarisë si prift, viti 1494, si dhe data e hartimit të veprës “Jeta e Skënderbeut”, viti 1510. Libri paraqet gjithashtu personalitetin e Paolo Campsës, lindur në Venecie, por nga familje me prejardhje nga Shkodra, të cilin sot kritika e artit e njeh si gdhendësin më të madh të drurit në Rilindjen veneciane. Më pas ndriçon veprën e Giovanni (de) Vitalit, kushëri i Bernardinos, transkriptues i Matricola-s së “Shkollës së Shqiptarëve”, kaligraf i çmuar në Kancelarinë dukale veneciane dhe piktor miniaturash.

Më në fund ajo hap një debat të ri mbi Gjon Buzukun, identitetin e tij, praninë e tij në Venecie, mbi “Mesharin” e tij, botuar në 1555: teksti i parë në gjuhën shqipe, i menduar për të mbrojtur shqiptarinë që po zbehej. Libri mbush një zbrazëti në kujtesën historike të Shqipërisë. Lucia Nadin është një studiuese që ka kaluar në Shqipëri një periudhë të gjatë mësimdhënieje dhe pune kërkimore. Njihet si autorja e Statuteve të Shkodrës (përkthyer në shqip nga Pëllumb Xhufi), etj. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë