Një sulm ka ndodhur ditën e sotme në rajonin e Belgorodit në Rusi, ku disa tanke kanë bombarduar ndërtesa të shumta. Lidhur me sulmin ka reaguar edhe Rusia, që e ka konsideruar si një përpjekje të ukrainasve për të hequr vëmendjen nga Bakhmuti që sipas tyre është tashmë nën kontrollin e tyre.

Ndërsa nga ana tjetër, Kievi ka mohuar akuzat, duke thënë se një sulm i tillë mund të jenë bërë edhe nga grupet guerrile ruse. Ndërsa guvernatori rus në këtë rajon, u shpreh se si pasojë e sulmeve nga Ukraina shumica e banorëve në këto zona kufitare janë larguar duke braktisur shtëpitë e tyre. 

Bakhmut "është vetëm në zemrat tona" , tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga takimi i G7 në Hiroshima , duke lënë të kuptohet se qyteti nuk ekziston më dhe është shkatërruar plotësisht. Dhe për të konfirmuar situatën në qytetin e vogël Donbass, i cili prej dhjetë muajsh ka qenë skena e betejës më brutale të luftës, është gjenerali Oleksandr Syrsky, i cili deklaroi se ushtarët e tij në fakt kanë humbur kontrollin total.

 Por fati i qytetit është ende i pasigurt. Rusët që deklarojnë dorëzimin total, u bën jehonë edhe presidenti ukrainas, i cili mohon pushtimin. Ndërkohë, gjatë natës sulme të reja ruse në Dnipro.

Transferimi i avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë do të ngrinte çështjen e përfshirjes së NATO-s në konflikt. Kështu ka thënë ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, në disa komente të publikuara në kanalin e mesazheve Telegram të ambasadës.

Antonov tha gjithashtu se çdo sulm ukrainas në Krime do të konsiderohet si një sulm ndaj Rusisë.

“Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë plotësisht të vetëdijshme për përgjigjen ruse”, tha ai. "Në Ukrainë, nuk ka infrastrukturë për të operuar F-16 dhe nuk ka as numrin e nevojshëm të pilotëve dhe personelit të mirëmbajtjes," theksoi Antonov. Çfarë do të ndodhë nëse avionët luftarakë amerikanë nisen nga aeroportet e NATO-s, të kontrolluara nga ‘vullnetarët’ e huaj?”, përfundoi ambasadori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Sulmi në Belgorod, guvernatori rus: Shumica e banorëve në fshatrat kufitarë me Ukrainën janë larguar

Guvernatori Vyachelslav Gladkov, ka deklaruar se shumica e banorëve të fshatrave në rajonin e Belogordit pranë kufirit me Ukrainën janë larguar nga territori.

"Shumica e banorëve të fshatrave në rajonin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën ku sot u zhvillua një inkursion nga përtej kufirit janë larguar nga territori"- tha Gladkov.

Ora 22:01
Sunak kundër armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës: Taktikë e gabuar, nuk çon në paqe të qëndrueshme

1684140464_zelenskysunak.JPG

Kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se thirrjet për të ngrirë konfliktin në Ukrainë janë absolutisht të gabuara dhe duhet të tërhiqen.

Kështu deklaroi Sunak në parlamentin britanik, duke iu përgjigjur deputetit dhe ish-liderit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn , i cili i bëri presion për një armëpushim. Kryeministri tha se nuk mund të mos pajtohej më me Corbyn, i cili tani është në radhët e pavarura. Në fakt, sipas Sunak, një pezullim i përkohshëm i luftimeve nuk do të çonte në një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme" në Ukrainë.

Ora 19:12
Sulmohet rajoni rus i Belgorodit, Moska: Përpjekje e ukrainasve për të hequr vëmendjen nga Bakhmuti! Kievi: S’kemi lidhje me sulmin

Forcat ukrainase kanë hyrë në territorin rus të rajonit të Belgorodit ku po zhvillohen përleshjet me forcat e Moskës. Kështu u shpreh guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov i cili tha se ka forcat ukrainase kanë hyrë në territor me helikopterë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e konsideroi këtë sulm si një inkursion të Ukrainës për të larguar vëmendjen nga Bakhmuti, që sipas tij është pushtuar nga forcat ruse.

Nga ana tjetër, këshilltari i presidentit ukrainas, ka mohuar që Ukraina të ketë lidhje me sulmet në rajonin e Belgorodit të Rusisë. Podolyak tha se ishin vetë grupet guerrile të rusëve që kishin sulmuar.

Ora 11:23
Kreu i republikës së Vetëshpallur të Donsteskut: Çminimi i Bakhmutit ka filluar

1684747419_grwg.JPG

Deminimi i Bakhmutit ka filluar. Kjo u bë e ditur nga kreu në detyrë i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) Denis Pushilin. "Ka një çminim paraprak të qytetit," tha ai për kanalin televiziv Rossiya-24. Forcat ruse që çliruan qytetin po kontrollojnë ndërtesat për eksplozivë, tha Pushilin. "Për ne është e rëndësishme të bëjmë një çminim të plotë dhe të plotë. Kjo është një punë shumë e mundimshme dhe e vështirë, duke pasur parasysh shkallën e armiqësive që kanë ndodhur."