Një predhë goditi një anije në Ngushticën e Hormuzit, sipas Agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Anija, flamuri i së cilës nuk është identifikuar, u godit "nga një predhë ndërsa po kalonte tranzit jashtë" Ngushticës së Hormuzit, thuhet në njoftim, teksa si pasojë e sulmit një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur.

Ndërkohë i dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, tha se progresi drejt çarmatosjes së Hamasit dhe zbatimit të planit të paqes të SHBA-së për Gazën mund të fillojë brenda një muaji.

Në një intervistë për Fox News pas një takimi në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Kushner tregoi hapat e parë të mundshëm: Hamasi të dorëzojë armët dhe të mbushë tunelet.

Kushner dhe Netanyahu ranë gjithashtu dakord që një gjeneral amerikan do të mbikëqyrë dhe verifikojë çarmatosjen e lëvizjes islamiste.

Sipas një zyrtari të lartë izraelit, Izraeli nuk do të vazhdojë me një tërheqje ose rindërtim të Rripit derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Takimi mes tyre u zhvillua një ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta në Egjipt midis Kushner dhe përfaqësuesve të Hamasit.

Nga ana tjetër forcat izraelite bombarduan me artileri periferitë e fshatit Majdal Zoun në Libanin jugor, ndërsa avionë luftarakë kryen një sulm ajror në al-Mansouri, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Libaneze.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:59
Teherani përgatitet të sulmojë bllokadën amerikane të Hormuzit

1785846659_ngushticaehormuzit.jpg

Irani po përgatitet të ndërmarrë veprime ushtarake për të thyer bllokadën detare amerikane të Ngushticës së Hormuzit nëse përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës dështojnë.

Kështu raporton Reuters, duke cituar një zyrtar iranian, i cili tha se negociatat midis Teheranit dhe Uashingtonit kanë ngecur sepse Shtetet e Bashkuara refuzojnë të zgjasin marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit, e cila skadoi të hënën.

Ndërkohë dhëndri i Trump, Jared Kushner, tha se kontaktet midis Uashingtonit dhe elementëve të ndryshëm të qeverisë iraniane janë intensifikuar.

 "Nuk mund të hyj në detaje specifike, por mund të them se diskutimet midis qeverisë amerikane dhe elementëve të ndryshëm të qeverisë iraniane në të gjitha nivelet janë ndoshta më intensive tani se kurrë", siguroi Kushner.