Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për Tass se vendimi i SHBA për të lejuar Ukrainën të godasë territorin rus me raketa ATACMS do të marrë "përgjigje të përshtatshme" nga Moska.
Peskov kujtoi atë që Presidenti Vladimir Putin tha shtatorin e kaluar, sipas të cilit një përdorim i raketave të furnizuara nga vendet perëndimore, nga Ukraina, do të thotë se "vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë".
Më herët, i cituar nga agjencia Ria Novosti. Peskov ka thënë se Biden vijon ti "shtojë benzinë zjarrit dhe të provokojë përshkallëzim më të madh të konfliktit" në Ukrainë.
“Nëse një vendim i tillë është formuluar dhe dërguar regjimit të Kievit, atëherë ky është një raund i ri tensioni dhe një situatë cilësisht e re nga pikëpamja e përfshirjes së SHBA-së në këtë konflikt”, tha zëdhënësi Peskov.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të prezantojë një plan paqeje për Ukrainën në samitin e G20. Kjo është raportuar nga Bloomberg.
Sipas mediave, propozimi i Erdogan përfshin ngrirjën e vijës së parë ashtu siç është aktualisht, Ukraina pranon të mos anëtarësohet në NATO për të paktën dhjetë vjet, t'i sigurojë Ukrainës armë për të siguruar mbrojtjen e saj dhe vendosjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në një zonë tampon të demilitarizuar në Donbas.
Djali i presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump Jr akuzon presidentin e SHBA-së Joe Biden se dëshiron të "nisë Luftën e Tretë Botërore" para se babai i tij, "të ketë mundësinë të krijojë paqe dhe të shpëtojë jetë". Mesazhi i postuar në X pason vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të autorizuar Ukrainën që të përdorë raketa me rreze të gjatë kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë, të cilën Kievi kishte kërkuar për muaj të tërë.
Mediat amerikane raportuan dje (17 Nëntor 2024) se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet që e parandalonin Ukrainën që të përdorte armët amerikane për të sulmuar thellë brenda territorit rus. The New York Times, Associated Press dhe Reuters citojnë burime që kanë njohuri për këtë çështje.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte. Trump ka kritikuar mbështetjen e fuqishme që Bideni i ka dhënë Kievit dhe ka thënë se synon që t’i japë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur, por nën kushte që me gjasë do të jenë të papranueshme për Ukrainën.
Ndërkohë mbrëmjen e kaluar Rusia nisi një tjetër sulm me dron dhe raketa në Ukrainë. Të paktën 10 persona raportohen të jenë vrarë nga një sulm raketor në Sumy, afër kufirit.
Boris Pistorius
Gjermania ka filluar dërgimin në Ukrainë të 4,000 dronëve luftarakë të kontrolluar nga sistemet e inteligjencës artificiale, ka njoftuar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Gjermania premtoi dorëzim korrikun e kaluar. Këta janë drone të aftë për të kapërcyer bllokimin elektronik të armikut.
Joe Biden në samitin e G20
“Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe kështu duhet të gjithë në këtë tryezë”.
Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në mbledhjen e parë të G20, në Rio de Zhaneiro.
Dimitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit
Kremlini tha të hënën se çdo vendim i Shteteve të Bashkuara për të lejuar Ukrainën të hedh raketa amerikane në thellësi të territorit rus, do të thotë se ajo është e përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, të cilin, sipas Kremlinit, administrata e Presidentit Joe Biden po e përshkallëzon.
Rusia i ka thënë Perëndimit prej muajsh se si do ta interpretonte një vendim të tillë dhe se ai do të rriste rrezikun e një konfrontimi me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.
I pyetur rreth raportimeve të Neë York Times dhe Reuters se administrata e zotit Biden ka vendosur t’i heq Ukrainës kufizimet për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, vuri në dukje se raportet nuk bazoheshin në ndonjë deklaratë zyrtare.
“Nëse një vendim i tillë është formuluar dhe dërguar regjimit të Kievit, atëherë ky është një raund i ri tensioni dhe një situatë cilësisht e re nga pikëpamja e përfshirjes së SHBA-së në këtë konflikt”, tha zëdhënësi Peskov.
Presidenti Vladimir Putin e bëri absolutisht të qartë pozicionin e Rusisë kur foli në Shën Petersburg në shtator, tha ai.
Presidenti rus Putin tha më 12 shtator se miratimi perëndimor për një hap të tillë do të nënkuptonte "përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë", sepse infrastruktura ushtarake dhe personeli i NATO-s do të duhej të përfshihej në shënjestrimin dhe hedhjen e raketave.
“Është e qartë se administrata në largim në Uashington synon të ndërmarrë hapa për të vazhduar t’i hedhë benzinë zjarrit dhe të vazhdojë të provokojë tension rreth këtij konflikti”, tha zëdhënësi Peskov.
Agjencia Reuters raportoi vendimin e administratës Biden të dielën, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe një burim të njohur me vendimin. Neë York Times raportoi gjithashtu për vendimin.
Burimet e cituara në raportime e paraqitën vendimin pjesërisht si përgjigje ndaj mbërritjes së raportuar të ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë për të ndihmuar në zmbrapsjen e një sulmi ukrainas.
Një zyrtar rus i afërt me Kremlinin, i cili foli me kushtin që të mos i përmendej emri, tha se vendimi amerikan, nëse konfirmohej, do të ishte jashtëzakonisht provokues për një administratë në largim, por nuk do të ndryshonte rezultatin e luftës.
"Administrata e zotit Biden po përpiqet të përshkallëzojë situatën në maksimum, ndërsa ende e ka pushtetin dhe është ende në detyrë," tha ligjvënësja ruse, Maria Butina.
"Unë kam një shpresë të madhe që (Donald) Trump do ta tejkalojë këtë vendim, nëse është marrë, sepse ata po rrezikojnë seriozisht fillimin e Luftës së Tretë Botërore, gjë që nuk është në interesin e askujt", tha ajo.
Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Perëndimi po luan me zjarrin duke sprovuar kufijtë e asaj që një fuqi bërthamore mund ose nuk mund të tolerojë.
Presidenti Putin e ka ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë për të thënë se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë i ndihmuar nga një fuqi bërthamore, mund të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.
Në fund të tetorit, Presidenti Putin tha se ministria e tij e Mbrojtjes po punonte në mënyra të ndryshme për t'u përgjigjur nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s e ndihmojnë Ukrainën të godas thellë në territorin rus me raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi. /VOA/
Luiz Inácio Lula da Silva dhe Rexhep Tajip Erdogan
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të prezantojë një plan paqeje për Ukrainën në samitin e G20. Kjo është raportuar nga Bloomberg, cituar nga The Guardian.
Sipas mediave, propozimi i Erdogan përfshin ngrirjën e vijës së parë ashtu siç është aktualisht, Ukraina pranon të mos anëtarësohet në NATO për të paktën dhjetë vjet, t'i sigurojë Ukrainës armë për të siguruar mbrojtjen e saj dhe vendosjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në një zonë tampon të demilitarizuar në Donbas.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka përjashtuar tashmë ngrirjen e situatës aktuale taktike si "të papranueshme".
Ushtria ruse ka goditur një ndërtesë civile në Sumy në Ukrainë.
Sipas 'La Reppubblica', një zyrtar ukrainas thotë se sulmi rus në një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin Sumy ka vrarë të paktën dhjetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.
Rusia ka nisur një sulm masiv me dron dhe raketa në disa infrastrukturë energjetike të përshkruar nga zyrtarët lokalë si më i madhi në muajt e fundit.
Ndërkohë, pas Rusisë edhe Ukraina nisi një sulm me dron në rajonin e Bryansk. 26 avionë pa pilot u rrëzuan sipas guvernatorit të rajonit.