Lufta/ Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë javë: Pasiguri e rëndë ushqimore për popullsinë në Gaza, duhet armëpushim

Lufta/ Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë javë: Pasiguri e rëndë ushqimore për popullsinë në Gaza, duhet armëpushim

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë sërish këtë javë në Lindjen e Mesme, në Arabinë Saudite dhe më pas në Egjipt, me qëllim arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Ky është udhëtimi i gjashtë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Kjo vizitë, sipas tij, do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.

Blinken ka ngritur alarmin se e gjithë popullata e Gazës po përjeton "nivele të rënda të pasigurisë ushqimore". Ai ka nënvizuar urgjencën e rritjes së shpërndarjes së ndihmave humanitare në territorin palestinez.

"100% e popullsisë së Gazës është në nivele të rënda të pasigurisë ushqimore. Kjo është hera e parë që një popullatë e tërë klasifikohet në këtë mënyrë," tha Blinken në një konferencë shtypi në Filipine, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, para se të niset për në Arabinë Saudite dhe Egjipt.

Më shumë ndihmë humanitare në Gazë, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë do të jenë në agjendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Gaza/ Afro 32 mijë palestinezë të vrarë e 74 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1710884669_yhgfdhdfhdgfghdf.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 31,819 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftë me Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze shton se 73,934 janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Ora 22:30
Lufta në Gaza/ Netanyahu: Pa ndërhyrje ushtarake në Rafah, Hamasi nuk mund të eliminohet

1708884404_benjaminnetanyahu.webp

Benjamin Netanyahu 

“I thashë presidentit Biden në formën më të qartë të mundshme se ne jemi të vendosur për të përfunduar eliminimin e batalioneve të Hamasit në Rafah dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë këtë pa arritur forcat tokësore”.

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu e tha këtë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Knesset-it, duke shtuar se është e nevojshme të shkatërrohet "madje edhe batalioni e gjysmë i Hamasit që ka mbetur në zonën qendrore të Rripit".

Ora 09:28
U vra nga Izraeli gjatë një sulmi ajror, SHBA njofton vdekjen e udhëheqësit të lartë ushtarak të Hamasit

Udhëheqësi i Hamasit, Marwan Issa, vdiq në një sulm ajror izraelit, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Si zëvendës komandant ushtarak, Issa është udhëheqësi më i lartë i Hamasit që ka vdekur që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Hamasi nuk ka komentuar zyrtarisht raportet për vdekjen e tij. Mediat izraelite kanë raportuar se Issa u vra në një sulm në Gaza javën e kaluar.

Ushtria izraelite ka vrarë një numër udhëheqësish të lartë të Hamasit që nga 7 tetori. Lideri politik i Hamasit, Saleh al-Arouri vdiq në një shpërthim në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh. Izraeli konsiderohet gjerësisht përgjegjës për atë sulm.

Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se liderë të tjerë të Hamasit besohet të jenë të fshehur. Ai u zotua se SHBA do të ndihmonte Izraelin në kërkimin e tij të vazhdueshëm për udhëheqësit kryesorë të Hamasit, duke shtuar: "Drejtësia do të vijë edhe për ta".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Meta: Kush e ka larguar Monikën? Mund të bëhet deputete kur të dojë! Ka mbi 20 mijë vota

Meta: Kush e ka larguar Monikën? Mund të bëhet deputete kur të dojë! Ka mbi 20 mijë vota