Lufta brenda PD 'thyen' traditën disa vjeçare! Demokratët të ndarë në 8 dhjetor! Berisha mban 'Foltoren' e fundit te Qytet Studenti, Basha te ArTurbina
Basha dhe Berisha te Qytet Studenti vitin e kaluar, pamje që nuk do i shohim në 8 dhjetorin e 2021
TIRANË- Ky vit për demokratët nuk ka qenë aspak i zakontë dhe më shumë se asnjëherë tjetër të ndarë në 3 kampe, disa me Bashën, të tjerë me Berishën, por nuk mungojnë as ato që nuk duan asnjerin. Kjo "luftë" e brendshme mes 2 figurave kryesore të partisë ka bërë që disa tradita të së kaluar të thyhen e të mos respektohen.
Një prej tyre do të jetë edhe festimi i 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Në të kaluarën, demokratët në 8 dhjetor zhvillojnë homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.
Basha dhe Berisha te Qytet Studenti vitin e kaluar, pamje që nuk do i shohim në 8 dhjetorin e 2021
Mirëpo në këtë 8 dhjetor, te Qytet Studenti do të jetë vetëm Sali Berisha ku dhe do të mbajë 'Foltoren' e fundit. Basha është "detyruar" që të zhvendoset në ambientet e ArTurbinës.
Pra në këtë 8 dhjetor kur Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri. Basha dhe Berisha nuk do kurora me lule në nderim të liderit të kësaj Lëvizje, Azem Hajdari, por do i shohim të ndarë.
Çfarë ndodhi në 8 dhjetor?
8 Dhjetori, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Njoftimi i Lulzim Bashës
Njoftimi i Sali Berishës
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
Hahaha. Keni per te mbetur me goje hapur kur te merrni vesh lojen Berisha-Basha. Asnjeri nuk po kupton asgje jo ketu ne Shqiperi, por edhe..... jeni shume rende.
Përgjigju