Çmimi i referencës u ndërmorr nga Ministria e Tregtisë e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për çmimet shumë larta reference të patateve dhe mallrave të tjera të prodhurara në Kosovë.
Nëpërmjet një prononcimi për median Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në koordinim me Odën Ekonomikë te Kosovës deklaroi sot se “një taksë e tillë doganore do të çorientonte tregun duke e zhbalancuar atë.”
Importi kryesor i çimentos në Kosovë bëhët nga Shqipëria, konkretisht fabrika e çimentos në Fushë Krujë dhe një tarifë e tillë do të rrezikonte seriozisht tregun.
“Duam të kujtojmë këtu se më shumë se 40 për qind e tregut të Kosovës mbulohet nga importi që bëhet më Shqipërinë. Për vitin 2011 nga Fushë-Kruja janë importuar 175 mijë ton cimento, ku e përkthyer në vlerë financiare kap një xhiro prej 12 milion eurosh. Ndërsa në gjashtë mujorin e këtij viti është importuar drejt Kosovës rreth 135 mijë ton cimento me nje vlerë financiare rreth 10 milion euro. E gjithë kjo infrastrukturë e ngritur prej vitesh, por që ka marrë zhvillim të madh me ndërtimin e autostradës, është një proces zingjir që mban në këmbë rreth 200 kompani të Kosovës me më shumë se 1000 të punësuar, e po ashtu në fabrikën e cimëntos në Fushë-Krujë me shumë se 500 të punësuar. Një vendim me një taksë të tillë penalizuese dhe të cuditshme do të sillte një problem të madh dhe në dimensionin social. “- deklaroi sot në një prononcim për shtyp kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka.
Dhoma e Tregtisë i bën thirrje kryeministrit të përdorë të gjithë mekanizmat e tyre për ndërhyrjen në kohë që kjo taksë të mos aplikohet duke kujtuar reagimin për heqjen e çmimi të referencës për produktin e patatet nga pala shqiptare.
“Si institucion i biznesit do të kërkonim me forcë që vendime të tilla si nga pala shqiptare dhe ajo kosovare të mos aplikoheshin më dhe politika të gjejë gjuhën e përbashkët mes saj në unifikimin e tregut tonë.... Ashtu sic ishte i shpejtë reagimi për heqjen e cmimit të referencës doganore për produktin patate nga pala shqiptare, kërkojmë që gjithashtu të hiqen një herë e mirë të gjithë barrierat doganore që mund të ekzistojnë mes dy shteteve tona. “
Dhoma e Tregtisë përsërtit kërkesën për unifikimin e sistemit fiskal mes dy shteteve.
(sg/shqiptarja.com)