Lufta e korrupsionit, Rama:
Reforma e modernizim i sistemit

Lufta e korrupsionit, Rama:<br />Reforma e modernizim i sistemit
TIRANE- Lufta kundër korrupsionit ka mbledhur sot paradite në një Konferencë Kombëtare në Tiranë, gjithë kabinetin qeverisës, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ambasadorë të akredituar në vendin tonë, dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë, si Kryetari i Gykatës së Lartë, i KLSH-së, nënkryetari i KLD-së,Kryeprokurori.

Në konferencë u paraqiten aspektet e qasjes së re të qeverisë shqiptare në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe përpjekjen si duhet modernizuar sistemi që shteti ofron në shërbim të qytetarëve si një prioritet i qeverisë por dhe kriter i kërkuar nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Duke e quajtur “sëmundje të madhe që karakterizon vendin tonë në sy të familjes europiane” Rama tha se qeveria do të ndërtojë politika të reja, qasje të re dhe vullnet të ri për të shkuar përpara. "Kjo sëmundje gërryese dekurajuese e paralizuese për njerëzit, ndjen domosdoshmërinë e një reforme të gjithanshme”- tha Rama.

Në konferencë ishin të pranishëm ambasadori i BE-së,  Ettore Sequi, përfaqësues të KE-së, kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe ministra të kabinetit qeveritar.

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha se pritshmëritë e BE-së janë të qarta dhe realiste dhe i bëri thirrje qytetarëve kërkoni politikanëve llogari për luftën kundër korruosionit. Ai vuri në dukje se gjatë 15 viteve të fundit BE është angazhuar në ndërtimin e një Shqipërie demokratike, ku të sundojë ligji. Për këtë qëllim asaj i janë akorduar fonde në vlerën e rreth 150 milionë eurove.

16:10 RAMA: DO LUFTOJMË KORRUPSIONIN NË ÇDO HALLKË, PARTNERITET DHE ME BIZNESIN
Duke u ndalur tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, kryeministri Edi Rama tha se duhet të punohet në çdo hallkë të qeverisjes për të luftuar këtë fenomen. Ndërsa theksoi se qeveria që ai drejton është në rrugën e duhur për realizimin e këtyre reformave.

“Shqipëria nuk ka ende siguri as për jetën, as për pronën, duke mos folur për sigurinë e përdishtme. Bashkimi Europian ka siguri dhe transparencë në çdo fushë. Korrupsionin jo vetëm që është i kudondodhur, por edhe është ndërlidhësi mes fushave, pasi garanton shërbimin alternative, ndaj gjithë atij shërbimi koherent dhe të ndërlidhur që në fakt duhet të garantojë vetë shteti. Është një sëmundje metastatike që përfshin dhe ndërlidh të gjithë sektorët e shtetit. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, dhe na duhet shumë përpjekje për të ndryshuar këtë, dhe të vendosim në veprim të gjithë faktorët për të garantuar funksionimiin e kësaj “makinerie” që po përpiqemi të vëmë në punë”, tha Rama.
Kryeministri më tej është ndalur tek sistemi i drejtësisë në vend dhe reforma në polici, duke theksuar se “do të ndryshohet mekanizmi i vjetër korruptiv”.
“Ka pak mundësi që e drejta të gjendet në dyert e gjykatave. Ata që e përfaqësojnë në nivelin më të lartë popullin, janë pak të drejtë, pak transparente, dhe e ndihmojnë pak popullin. Dhe është e vështirë të kërkosh transparencë në hallkat më poshtë. Për t’i marrë të gjitha fushat me radhë do të duhet shumë kohë, por ne jemi në rrugën e duhur për t’i kthyer gjërat në rrugën e duhur. Lufta ndaj korrupsionit nuk është lufta e policisë me të tjerët, por është edhe një luftë e policisë më vetveten, në kuptimin e ndryshimit të një mekanizmi të vjetër e korruptiv, duke u reformuar”, vijoi kryeminstri.

Ekonomia është një tjetër sektor në të cilin qeveria e re po vijon reformat. Sipas kryeministrit do të vendoset një raport i ri me biznesin, si dhe do të shlyhen borxhet ndaj tij.

“Edhe sa i takon ekonomisë, ne nuk jemi sot në gjendje si qeveri të kërkojmë më shumë nëse nuk vazhdojmë të bëjmë përditë e më shumë atë që po bëjmë, të marrim përgjegjësinë tonë. Kjo është një qeveri që i ka borxhe të mëdha sipërmarrjeve, kompanive që kanë ofruar shërbime për publike. Ne duhet t’i lajmë këto borxhe dhe të vendosim në një raport të ri qeverinë me sektorin privat, dhe me çdo qytetar që ka vendosur ta ndërtojë jetën e tij mbi ushtrimin e një aktiviteti biznesi. Duke ndryshuar këtë kulturë qeverisje në raport me ekonominë, do vendism një gur themeli në një rrugë të përbashkët ku duhet të ketë dialog dhe përgjegjësi, si dhe partneritet. Korrupsioni që në fushën e ekonomisë bën kërdinë, në boshllëkun ende të pambushur nga sistemi, krijon mundësi për abuzime. Edhe në sektorin e naftës, populli shqiptar nuk merr përfitimin që i takon. Korrupsioni bën kërdinë duke filluar që nga e drejta e pronës, apo të drejtat e fituara me dhunë apo imponim mbi pronën e tjetërkujt”, tha kryeministri Rama.

RAMA: BETEJA EKSKLUZIVE MODERNIZIMI I SISTEMIT
Kryeministri Rama në fjalën e tij përshëndetëse tha se në këtë luftë është e domosdoshmë dhe sfidë modernizimi i sistemit që shteti ofron në shërbim të qytetarëve.

“Filiozofia jonë është shumë e qartë. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit. Duke u nisur nga kjo filozofi, ndjejmë domosdshmërinë e një reforme të gjithanshme në të gjitha fushat e planet për të bërë të mundur që sistemi të imunizohet nga korrupsioni. Nuk ka dyshim që kjo nuk është beteja ekskluzive e qeverisë dhe ashtu si nuk ka asnjë dyshim se pa lidershipin e qeverisë kjo betejë është e pamundur. Jemi shumë të vendosur të shkojmë përpara.  Besoj se paketa jonë e reformave të konceptuara posaçërisht për të forcuar sistemin dhe që mekanizmat e këtij sistemi të mund të funksionojnë në një mënyrë të atillë që ta bëjnë gjithmonë e të pamundshme përballjen me tundimin e korrupsionit dhe pasojat e saj janë absolutisht të duhurat.”- tha Rama.

SISTEMIN  E SHERBIMIT DO E MODERNIZOJME 
“Dua me ju të ndaj bindjen, S’ka dyshim që fuqia ndëshkuese është domosdoshmëri në luftën kundër korrupsionit, por është tërësisht e pamjaftueshme dhe në fund të fundit nuk është themeli i luftës kundër korrupsionit, themeli është modernizimi i cdo mekanizmi që shteti ka në strukturën e vet. Modernizimi i çdo institucioni që shteti ka në përbërjen e vet, dhe shërbimi që shteti ka në detyrimet e veta.  Të mos harrojë për asnjë qast se korrupsioni është shërbim alternative i paligjshëm që i ofrohet  qytetarëve në mungesë të një shërbimi cilësor të ligjshëm. Korrupsioni arrin më shpejt aty ku shërbimi shtetëror jo cilësor e arkaik nuk arrin dot. Sfida jonë është që shërbimin publik, ndaj qytetarit, Kushtetuta dhe ligji së bashku edhe me programin e cdo qeverie ta bëjmë të atillë që shërbimi alternative i ofruar nga korrupsioni të bëhet gjithmonë e më pak i preferuar. Për të ndodhur kjo na duhet të jemi së bashku në një front të udhëhequr në një fjalë kyçe modernizim. Dallimi mes shteteve si Gjermania, Franca Britania e Madhe e vendet anëtare të BE e shtetet e tjera më të prapambetura si dhe vendi ynë në kornizën e përpjekjes për tu bashkuar në familjen e BE është një dallim që mund të përkufizohet si një dallim mes sitemit modern transparent dhe efikas dhe një sistemi arkaik jo transparent dhe jo efikas kjo është rruga. Të modernizojmë sistemin tonë ta bëjmë efikas dhe transparent."- tha Rama.

KLSH, LESKAJ:  JA KATËR SHTYLLAT KRYESORE PËR SUKSES KUNDËR KORRUPSIONIT
Llogaridhënia dhe trasparenca janë baza e punës së KLSH, nëse zbatohen ato frenojnë korrupsionin nëpërmjet auditimeve. Në planin e zhvillimit strategjik të KLSH në objektivin e pestë të saj institucionet e auditimit kanë rënë dakord, që kjo luftë të zhvillohet te policia, organet e drejtësisë. Auditimi nuk e ka parë korrupsionin si qëllim parësor. Publiku beson më shumë te KLSH dhe ne do ta respektojmë këtë sensibilitet popullor dhe do denoncojmë rastet e korrupsionit.
 
Shkeljet më të mëdha janë financiare në prokurorime publike, në dogana, tatim taksa, në shitje e pasurive publike dhe shtetërore. Ne kemi bërë kallëzime penale në gjithë rastet, kur kemi konstatuar shkelje. Gjatë periudhës 2012-2013 ne kemi depozituar në organet e policisë 13.3 milionë euro dëme.
 
Kemi çuar para drejtësisë kryetarët dhe dy nënkryetarët e bashkisë Pogradec, Orikum, drejtues të lartë të Bashkisë Durrës, ish-drejtorin e Përgjithshëm të spitalit Nënë Tereza, ish-drejtorë të lartë të Aviacionit Civil, të MTKRS, drejtues kryesorë të ALUIZNIT, kancelarin e Universitetit të Tiranës, drejtues të Albeptrol etj.  Nuk më vjen mirë që depozitoj kaq shumë emra, por kjo është puna.
 
KLSH gjatë 2012-2013 ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi. Perceptimi negativ në lidhje me nivelin aktual të korrupsionit vjen si moszbatim i ligjit të organeve shtetërore të ligjeve. Për sa kohë që këto nuk do të funksionojnë asnjë institucion s'mund të flasë për fitore.
 
Projektiligji i ri për KLSH siguron pavarësinë institucionale dhe ekonomike, zgjerimin e aksesit të KLSH. KLSH jemi bërë anëtarë të Task Forcës. Gjatë dy viteve të fundit jemi përpjekur të ndëshkojmë kulturën e pandëshkueshmërisë deri me ndjekje penale ndaj punonjësve të institucionit.

Janë katër shtylla kryesore për sukses: qeveria në bashkëpunim me gjithë institucionet, opozita konstruktive, sic eshte e sotmja, institucionet e pavarura si prokuroria, ILDK dhe organizatat jofitimprurese me impakt ne kete fushe. Përpjekje ka pasur nga qeveria e mëparshme apo ajo aktuale dhe falenderoj sidomos ministrin Tahiri.

BREGU: INSTITUCIONET E PAVARURA NEN SULMIN E MAZHORANCWS
Majlinda Bregu, kryetare e komisionit të Integrimit e quajti “hakmarrje institucionale” aktin normative të marrë nga qeveria për shtyrjen me 6 muaj të ligjit të nëpunësit civil. Ajo e quajti “vendim të pastër politik”, që u konfirmua dhe nga presidenti Nishani me kthimin mbrapsht për rishqyrtim të këtij akti në parlament.

Bregu ngriti shqetësimin dhe për ngritjen e grupit hetimor për hetimin e ILDKP-së si institucion i pavarur.

“Është i paprecedentë vendimi i marrrë dje në komisionin e Ligjeve. Kush do të jetë nesër në radhë për hetimin KLD, KLSH??! Kush do të jetë nën sulmin e mazhorancës në një proces antikushtetues?!”- tha Bregu duke shtuar se “Ajo çka ndodhi në Korçë është dëshmia më e plotë e korrupsionit politik”.

Bregu i kërkoi kryeprokurorit hetim të plotë për ngjarjen në Korçë.

SEQUI: PRITSHMERITE TONA  TE QARTA E REALISTE
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha “pritshmëritë e BE-së janë të qarta dhe realiste" dhe se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një investim për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe një motor i fortë që çon përpara vendin.
“Lufta kundër korrupsionit është një investim dhe mobilizim kompleks. Numri i institucioneve të pranishëm këtu është vetëm një pjesë e energjive që duhen të mobilizohen. Më lejoni të theksoj që mandati i koordinatorit të veçantë antikorrupsion është me rëndësi.Së treti: Fuqia transformuese. Qytetarët duan fuqizimin e ligjit, barazinë e prosperitetin. Kërkoni politikanëve llogari për luftën kundër korrupsionit, Duhet të veprojmë e të mbajmë premtimet. Ne  mbështesim vizionin tuaj dhe do të jetë një provë konkrete e vullnetit politik."

BEQAJ: SI HYRI NE TREG NJE BAR BRENDA 24 ORESH
Ministri Beqaj foli për korrupsioni në shëndetësi.
“Në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit në shëndetësi është  parë përmirësimi i legjislacionit, zgjerimi i qeverisjes elektorike dhe zbatimi i nismave të reja në favor të llogaridhënies dhe rritjes së ndërgjegësimit tek qytetarët.
Po ju sjell një shembull. ”9 shtator 2013, një kompani farmaceutike e depozitoi një kërkesë për futjen në treg të një bari në Shqipëri. Mijëra faqe janë studiuar vlersuar dhe miratuar në një ditë dhe po atë ditë bari u regjistrua për të tregtuar. Kohë fizike, sikur njerëzit më të mençur nuk ka, krijohet hapësira për dyshime, ne po e auditojmë dhe padyshim do nisë procedura për regjistrimin e barit.
Si ministër ndeshem përditë me një aparaturë që prishet. Janë lënë pa kontrata mirëmbajtje, nëse janë lënë qëllimisht apo jo s’di të të them por për publikun i intereson që ato të funksionojnë.  Brenda vitit do i drejtohem të gjitha ambasadave shqiptare për të na vënë në kontakt me prodhuesit farmaceutik. Do kërkojmë cilët janë barnat që i kemi unik, për të ofruar alternative të tjera.

AMBASADORI I HOLANDES: IMAZHI I SHQIPERISE DUHET PERMIRESUAR, PERGJIGJET AHMETAJ E RAMA 
Ambasadori i Holandës, Martin de Labeij tha sa i takon  thithjes së investimeve në Holandë imazhi i Shqipërisë duhet shumë për tu përmirësuar.
 Ahmetaj: “Është e vërtetë që imazhi i Shqipërisë ka nevojë për më shumë se kurrë të përmirësohet.
Rama: Ne jemi të bindur që na duhet ë reformojmë tërësisht sistemin për të garantuar lirinë e konkurencës.
Ai ftoi të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri, qofshin diplomatë apo ata të botës së biznesit, "që të kontribuojnë lirisht, jo vetëm përmes një konference si kjo e sotmja, por në një proces ku jemi të vendosur të garantojmë të gjitha linjat e komunikimit, duke bërë të mundur që ky komunikim të shkojë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies".  
     Në këtë kuadër ai bëri të njohur një bashkëpunim me palën italiane, për të bërë të mundur thithjen e investimeve nga vendi fqinj.
     "Ne po ndërtojmë një proces që bazohet në nismën e një grupi deputetësh të parlamentit  shqiptar, të cilët do të komunikojnë me botën e biznesit në Itali përmes kontakteve intensive për të paraqitur oportunitete, për të marrë prej tyre shprehjen e interesit dhe të të gjitha pyetjeve të cilave qeveria duhet t'u japë përgjigje lidhur me arsyet e ardhjes së tyre në Shqipëri për të investuar", theksoi kryeministri Rama.
     Sipas tij,  ky grup deputetësh do të jetë po ashtu një urë që do të garantojë monitorimin e të gjithë procesit të përfshirjes së nismave drejt Shqipërisë. "Këtë nismë fillimisht do ta vëmë në provë me Italinë, por do e ndërtojmë edhe me Greqinë e Turqinë", tha Rama


GJIKNURI DO NGREMË REGJISTËR ONLINE TË KONCESIONEVE
Prioritetet e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri:
“E kemi marrë në situatë të vështirë.  

Kemi nisur me minierat. Problem i madh, shumë i rëndësishëm por dhe shumë i abuzuar. Po punojmë e brenda 10 ditësh do të dalim me konkluzionet e para të gjendjes së minierave të kromit në Bulqizë. Kjo do shoqërohet me masa konkrete ndaj koncesionarëve që kanë shkelur ligjin.

Sektori i hidrokarbureve : Kemi hapur një dialog me shoqëritë që eksplorojnë naftë për të rishikuar rregulloret që lidhnen me shpenzimet. Është e pafalshme që shteti po përfiton minimunin e tyre. Kjo është e vështirë por duhet filluar. Po miratojmë rregulloren që do të standartizojë këto shpenzime. Jemi në dialog.

Sektori i energjetikës: 70 % e projekteve kanë dështuar.  Shpejt do dalim  me konkluzione se kush janë gjëndja e HEC
Dio rishikojmë legjislacionion e koncesioneve. Në minsitrinë nuk gjeta nnjë regjistrër të plotë të koncesioneve.  Do ngremë regjistër elektrionik për koncensionet. Nuk e kanë bërë edhe pse do pak para. Vitin që vjen do ketë regjistër onlinë transparent të koncesioneve”

AHMETAJ: PERDITESIM I MENJEHERSHEM I TE DHENAVE TE BIZNESEVE NE QKR E QKL
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj vlerësoi si hap të rëndësishëm për përmisërimin e klimës me biznesin, ngritjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Ai foli dhe për një paketë të plotë asetesh të ndërmarrjeve shtetërore të cilat në fund të janarit do të bëhen transparente online. Reformim të institucionit të auditit të brendshëm, ringritje e statistikave ekonomike, rishikim të rregullave, klauzolave kundër eskluzivitetit në fusha të ndryshme ekonomike që sjellin dëm ekonomik dhe tek konsumatori, rifreskim të regjistrimeve të bizneseve në QKL, QKR .

Ahmetaj e quajti përmirësimin e klimës ndaj biznesit, si hap i parë i luftës kundër korrupsionit dhe proceseve korruptive, prej të cilave ekonomia shqiptare ka humbur "mbi 300 milionë euro gjatë 3 viteve të fundit."

“Në fund të janarit del paketa e plotë e aseteve të ndërmarrjeve shtetërore, gjysëm private gjysëm publike. Kjo paketë do të jetë transparente për të gjithë aktorët e interesuar në faqet online të ministrisë dhe qeverisë. Auditimi nga Deloitte and Touch është shembull i drejtëpërdrejtë i transparencës.  
Në QKR e QKL,  ka qindra sipërmarrje që nuk kanë përditëusar situtatën e tyre financiare. Kjo është e domosodshme në kuadër të transparencës. Përditësim të menjëhershëm i statasitikave të biznesit në këto qendra. Do shtrijmë mundësinë e regjistrimit të bizneseve dhe në banka.


VELIA: KORRUPSION NË SKEMËN E NDIHMËS SOCIALE
Gjatë fjalës së tij, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, tha se, do të ketë një reformë në skemën e ndihmës sociale dhe atë të invaliditetit.

“Kemi filluar një audit në të gjithë Shqipërinë dhe kemi zbuluar skandale, që do i çojmë përpara prokurorisë. Bosët lokalë e ndanin ndihmën ekonomike sipas përkatësive politike. Do të ngrejmë një grup mjekësh të lëvizhshëm, të cilët do të shkojnë në çdo rreth që të evidentojnë personat që marrin ndihmë si invalidë, pasi ka shumë abuzime në këtë skemë”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj tha se, kjo ministria e tij ka ndjekur shembullin e mirë të Ministrisë së Arsimit dhe ka filluar edhe ajo konkurset online të punësimeve.

NIKOLLA: KORRUPSIONI NË ARSIM, MOHON TË ARDHMEN
Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën antikorrupsionit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se, “korrupsioni në arsim është në gjendje ti mohojë të ardhmen shqiptarëve. “Ministria e Arsimit dhe Sportit është e vendosur për shkatërrimin e kësaj skeme. Largimi i Arsimit nga politika është hapi i parë për të bërë këtë gjë. Ne kemi hartuar një plan masash afat gjatë për të gjitha rrisqet dhe po punojmë për realizimin e këtyre masave. Përfshirja e të gjithë aktorëve dhe veçanërisht medias, është shumë e rëndësishme. Do ketë diskutime me mësuesit, nxënësit, bordet e prindërve, pushtetit lokal etj”, tha Nikolla.

Ajo tha se, “do të krijohet baza e të dhënave. Futja e sistemeve digjitale është në ndihmë të mësimdhënies. Masat e para antikorrupsion, kanë nisur me konkursin për drejtorët e drejtorive rajonale arsimore. Do të distancohemi nga çdo lloj forme politike emërimesh në arsim. Brenda këtij viti shkollor do të shikojmë reformën e Altertekstit, që nisi si formë për të luftuar korrupsionin, por që përfundoi e korruptuar”.

“Në shërbim të dijes dhe të studentëve ne do të luftojmë korrupsionin vulgar. Provimet do të bëhen në salla të mëdha për të dënuar çdo student që kopjon. Sfida më e madhe është ajo e arsimit të lartë. Ministria e arsimit ka nisur procedurat për rivlerësimin e të gjitha akreditimeve të Universiteteteve private. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë një proces i pandalshëm”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën antikorrupsionit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se, “korrupsioni në arsim është në gjendje ti mohojë të ardhmen shqiptarëve. “Ministria e Arsimit dhe Sportit është e vendosur për shkatërrimin e kësaj skeme. Largimi i Arsimit nga politika është hapi i parë për të bërë këtë gjë. Ne kemi hartuar një plan masash afat gjatë për të gjitha rrisqet dhe po punojmë për realizimin e këtyre masave. Përfshirja e të gjithë aktorëve dhe veçanërisht medias, është shumë e rëndësishme. Do ketë diskutime me mësuesit, nxënësit, bordet e prindërve, pushtetit lokal etj”, tha Nikolla.

Ajo tha se, “do të krijohet baza e të dhënave. Futja e sistemeve digjitale është në ndihmë të mësimdhënies. Masat e para antikorrupsion, kanë nisur me konkursin për drejtorët e drejtorive rajonale arsimore. Do të distancohemi nga çdo lloj forme politike emërimesh në arsim. Brenda këtij viti shkollor do të shikojmë reformën e Altertekstit, që nisi si formë për të luftuar korrupsionin, por që përfundoi e korruptuar”.

“Në shërbim të dijes dhe të studentëve ne do të luftojmë korrupsionin vulgar. Provimet do të bëhen në salla të mëdha për të dënuar çdo student që kopjon. Sfida më e madhe është ajo e arsimit të lartë. Ministria e arsimit ka nisur procedurat për rivlerësimin e të gjitha akreditimeve të Universiteteteve private. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë një proces i pandalshëm”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

TAHIRI: ÇDO POLIC DO DEKLAROJE PASURINE, LIGJ TE RI PER GRADAT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndau shqetësimin e publikut në të gjitha sondazhet qoftë për përhapjen e korrupsionit qoftë renditjen e strukturave më të korruptuara, ku policia është një ndër strukturat më të korruptuara. Ai foli për reformat për të luftuar korrupsionin në radhët e policisë.  

“-Jemi në fazën e përpunimit të strategjisë së plotë e integral për të parandaluar cdo praktikë korruptive brenda policisë së shtetit, duke nisur nga një ligj i ri që reformon tërësisht SHKB-në.
-Po instalojmë linjën e gjelbër që do të funksionojë 24 orë. Qytetarët do të komunikojnë me një strukturë brenda ministrisë së brendshm,e, jashtë policisë së shtetit, ku do të hetohen denoncimet për raste korruopsioni në
-Praktika e deklarimit të pasurisë për cdo punonjës të policisë nga zyrtari më i lartë tek polici më i thjeshtë.
- Po përfundojmë aktet normative përkatëse për ndërprerjen e marrrëdhënieve potenciale mes strukturave të policisë së shtetit me qytetarët në terma financiarë, psh pagesa e gjobave të policisë rrugore do të bëhet pranë bankave e zyrës së postës shqiptare.
- Mendojmë ridimensionimin e kodit etik të policisë.
Jemi në fazën e ndërmarrjes së një pakete ligjore që do të reformojë strukturën e policisë së shtetit me objektiv parandalimin e korruosionit.
Po punojmë me grupe ekspertësh me ICITAP  për paketën ligjore të sigurisë publikeDuke përfshirë një ligj të ri për policinë e shteti
Ligj të ri për gradat, armët dhe përdorimin e armësve
Ligj të ri për shoqëritë private të sigurisë
Ligj të ri për funksionimin e Akademisë së policisë
Byroja e hetimit do të jetë një komandë e vogël ."- tha Tahiri

NAÇO: SEKUESTRO PASURIVE TE PALIGJSHME
Minsitri Naço përmendi si masë për luftën kundër korrupsionit hapjen e faqes online “stop korrupsionit” si një portal online ku qytetarët mund të denonojnë aferat korruptive në sistemin e drejtësisë.

“Një tjetër masë është lancimi i spotit “stop korrupsionit” në drejtësi në mediat sociale.Si dhe paketa e ndryshimeve ligjore antikorrupsion të miratuar anga qeveria dhe që pritet të miratohen në parlament.  Në vitin 2012 numri i personave të dënuar për korrupsion ka pasur rënie. Ndryshimi i dy neneve të Kodit të Procedurës Penale. Dekurajimi është goditja në zemër duke sekuestruar pasuritë e paligshme”

Ministri Naço u shpreh edhe në lidhje me Byronë Kombetare të Hetimit si një instrument në ndihmë të prokurorisë për të hetuar zyrtarët e lartë të shtetit.  Sipas tij, hetimi i zyrtarëve të lartë nga Byroja Kombëtare e Hetimit është pjesë e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë, së bashku me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ku përfshihet edhe kalimi i veprës penale të korrupsionit tek Krimet e Rënda. 
   Ministri Naco, gjithashtu  vlerësoi edhe krijimin e Gjykatës Administrative.     “Gjykata Administrative e krijuar rishtazi ka si qëllim t’i vi në ndihmë qytetarëve,  të cilët vlerësojnë se ndaj tyre janë marrë masa administrative të kundraligjshme. Kjo gjykatë i jep zgjidhje të shpejtë çështjeve, duke hetuar verpimin adminisrativ. Ajo është ngritur dhe është në përputhje të plotë me kërkesat e Bashkimit Europian.”, theksoi Naço

Redaksia online
(e.s/mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar