TIRANË - Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i qëndron mendimit të tij se Presidenti Ibrahim Rugova nuk ka kontribuar për çlirimin e Kosovës. Kjo deklaratë e tij e bërë bara pak kohësh, ka sjellë reagime të shumta jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. I pari që reagoi ishte kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke e cilësuar Klosin si një agjent të Serbisë.
I ftuar në studio në A1 Report, ish-kreu i SHISH theksoi sërish se Rugova pa e kuptuar bëri lojën e serbëve. “Populli i kosovës ka mendjen e tij, për të njëjtën gjë çdo njeri ka mendime të tjera. Rugova nuk kontribuoi në këtë situatë, nuk ka një akt që lidhet me situatën e sotme. Ai krijoi një qeveri në emigracion. Ai bëri lojën e serbëve, nuk e akuzoj, po pa dashur mbase. Ai nuk e pranoi UÇK-në asnjëherë. Dhe në Rambuje ai më shumë mbrojti qëndrimin e tij, s’besoj se këtu unë kam bërë ndonjë krim se them të vërtetën. E për këtë me vjen keq për regimin e kryeministrit të Kosovës dhe gjuhës së tij”, deklaroi Klosi.
Klosi: Mustafa është fshehur gjatë luftës
Ish-kreu i SHISH thotë se nuk e priste atë reagim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe gjuhën e përdorur nga ai. “Nuk prisja të kishte nga këto deklarata. Në fillim doli që isha në listën e veteranëve të UÇK-së, e më pas sqarova pjesëmarrjen time për luftën në Kosovë. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një opinioni im për kontributin e Rugovës gjatë luftës. E thashë opinionin tim që po të ishte për Rugovën, Kosova do ishte edhe sot nën pushtimin e Serbisë. Edhe prisja reagime, po nuk e prisja nga kryeministri i Kosovës, e uli shumë stekën dhe gjuha e përdorur prej tij. Më akuzoi për përçarje të UÇK. Ishte një akuzë e fortë dhe e kundërshtova, duke thënë që ai s’ka gojë të flasë. Ka qënë i fsheur, nuk e di nga kush, po gjithashtu ka qënë pjesë e qeverisë serbe, ministër i financave. Tani vjen edhe jep mend”, deklaroi Klosi.
Klosi: Berisha pengoi me të gjitha mjetet luftën e Kosovës
Sa i takon akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, Klosi ka këtë përgjigje: “Unë di të them të vërtetën që di, ai popull u çlirua nga ajo luftë. Ata që ishin kundër nuk janë patriotë, Berisha nuk e ka ndihmuar atë luftë por më shumë e ka penguar me të gjitha mjetet. Edhe kur ishte president, ai vetëm ka penguar luftën e UÇK-së. Nuk e di zbatonte urdhëra apo kështu e kishte opinionin e tij. Populli kosovar është i pari që ka dhënë kontributin për çlirim, ishte një lëvizje që nuk besonte në qeverinë në megrim”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com