TIRANE- Departamenti Amerikan i Shtetit i bën “ dush të ftohtë” qeverinë shqiptare në lidhje me përpjekjet për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Në raportin e vitit 2012 për trafikun e Qënieve Njerëzore Shqipëria vazhdon të mbetet vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, dyke përfshirë dhe detyrimin e fëmijëve për të lypur.
"Qeveria nuk ka plotësuar standardet minimale të eliminimit të trafikut ndërsa korrupsioni i gjerë në sistemin e drejtësisë vazhdon të pengojë luftën kundër trafikut. " thuhet në vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin mbi Trafikimin e Qënieve njerëzore për vitin 2012 që u publikua mbrëmë në një ceremoni në Departamentin e Shteti. Vetë Sekretarja Hilari Clinton paraqiti raportin i cili bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
"Gratë dhe fëmijët shqiptarë vazhdojnë të jenë objekt i trafikut të seksit brenda shtetit. Si dhe janë viktima të kushteve të punës së detyruar dhe trafikut të seksit në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore. Autoritetet kanë raportuar gjetjen e viktimave të trafikimit nga Greqia dhe Ukraina në Shqipëri gjatë këtij viti. Fëmijët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale, lypje me forcë dhe akte kriminale të detyruara, si për shembull grabitje dhe shpërndarje droge. Vajzat gjithashtu kanë qenë objekt prostitucioni apo pune të detyruar pas martesave me mblesëri. Ka të dhëna se burra shqiptarë i nënshtrohen punës së detyruar në bujqësi në Greqi dhe vende të tjera fqinje. Ritrafikimi i viktimave shqiptare vazhdoi të ishte problem."- konstaton raporti.
Nga një grafikë e publikuar në raport vihet re se Shqipëria që prej 2009 deri në 2012 vazhdon të mbetet vend i klasifikuar në shkallën e dytë përsa i përket trafikimit të qënieve njerëzore. Megjithatë raporti vlerëson se qeveria po bën përpjekje të rëndësishme për këtë qëllim. Gjatë vitit, qeveria shtoi aftësitë për të identifikuar viktimat e trafikimit si dhe përdori programin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të mbrojtur një viktimë trafikimi.
SHTO FONDET PER OJF-te
Raporti veren se mungesa e përgjithshme e fondeve të qëndrueshme për OJQ-të kundër trafikimit të personave çoi në mbylljen e përkohshme të një qendre rehabilitimi gjatë vitit, duke krijuar kështu një ndikim negativ në ndihmesën e viktimave. Për më tepër, korrupsioni i përhapur, në veçanti në sektorin gjyqësor, vazhdoi të pengonte përpjekjet e përgjithshme kundër trafikimit. Raporti rekomandon qeverinë të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave si dhe të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat. DASH rekomandon të merren masa për vazhdimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe të hetojë në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qënieve njerëzore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com