Lufta/ Irani: Ne nuk furnizojmë Moskën me armë në luftën me Ukrainën

Lufta/ Irani: Ne nuk furnizojmë Moskën me armë në luftën me Ukrainën

Irani hedh poshtë aludimet se po furnizon Rusinë me armë në luftën me Ukrainën.

“Teherani nuk i nënshtrohet ligjërisht asnjë kufizimi ose ndalimi për blerjen ose shitjen e armëve por nuk furnizon Rusinë për luftën me Ukrainën”thuhet në një deklaratë të Misionit të Përhershëm të Iranit në Kombet e Bashkuara


Reagimi erdhi pas shkrimeve në media se Irani ishte gati të dorëzojë qindra raketa Fath-360 dhe të tjera balistike në Moskë për t'u përdorur në luftën e Ukrainës

“Irani dhe Rusia kanë hyrë në një marrëveshje afatgjatë të bashkëpunimit strategjik në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe atë ushtarak, megjithatë, nga pikëpamja etike, Irani përmbahet nga transferimi i çdo arme, përfshirë raketat, të cilat mund të përdoren potencialisht në konfliktin rus me Ukrainë, derisa kjo të përfundojë”, thuhet në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve iraniane Mehr.

Irani është kritikuar gjithmonë për furnizimin e Rusisë me dronë dhe raketa gjatë luftës në Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Selia e mercenarëve të Kievit në Kursk u godit me një raketë termobarike


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?