Lufta/ Dronët e Hezbollah godasin veriun e Izraelit, shtatë të plagosur! Putin i kërkon Khameneit: Sulmi i Iranit të shmangë civilët

Lufta/ Dronët e Hezbollah godasin veriun e Izraelit, shtatë të plagosur! Putin i kërkon Khameneit: Sulmi i Iranit të shmangë civilët

Sulmi me dron i Hezbollahut në veriun e Izraelit

Konflikti në veri dhe në jug të Izraelit po përshkallëzohet orët e fundit. Raportohet se sot Hezbollahur ka goditur prej Libanit me disa raketa veriun e Izraelit, një sulm që la shtatë të plagosur. Hezbollahu mori përsipër sulmin, megjithatë në jug, izraelitit kryen një bastisje në Bregun Perëndimor që shkaktoi 8 viktima.

IDF (ushtria izraelite) reagoi pas sulmit të Hezbollahut në veri, duke thënë se raketa që shkaktoi të plagosur ishte një raketë izraelite. Kjo pasi raketa izraelite ishte interceptuese, por humbi objektivin e saj dhe ra në tokë duke shkaktuar vdekjen e disa civilëve.

Nga ana tjetër Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, që t'i përgjigjet me moderim vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke këshilluar kundër sulmit ndaj civilëve izraelitë.

Këtë e shkruan Reuters në faqen e saj të internetit duke cituar dy burime të larta iraniane. Të njëjtat burime pohojnë se Teherani i ka bërë presion edhe Moskës që të dorëzojë avionë luftarakë Sukhoi Su-35 të prodhimit rus. Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë

BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë