Lufta Izrael-Hamas/ Hezbollahu kërcënon Qipron: Gati për të sulmuar ata që ndihmojnë Izraelin

Lufta Izrael-Hamas/ Hezbollahu kërcënon Qipron: Gati për të sulmuar ata që ndihmojnë Izraelin

Hassan Nasrallah

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha dje (19 qershor ) se një luftë që përfshin Libanin do të kishte implikime rajonale.

Grupi i armatosur shiit libanez do të sulmonte çdo vend tjetër në rajon që ndihmoi Izraelin në përpjekjet e luftës, duke përmendur Qipron, e cila priti forcat izraelite për stërvitje.

Ndërkohë  presidenti qipriot Nikos Christodoulides iu përgjigj kërcënimeve të liderit të Hezbollahut duke thënë se "Qiproja nuk është e përfshirë në asnjë operacion ushtarak në rajon”.

Qiproja është "pjesë e zgjidhjes, jo problemit", tha Christodoulides, duke kujtuar korridorin detar Qipro-Gaza që përdoret për të ofruar ndihma në enklavën palestineze.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi qipriot Konstantinos Letymbiotis, Christodoulides nënvizoi se "ekziston një kanal komunikimi si me qeverinë libaneze ashtu edhe me atë iraniane, nëpërmjet rrugës diplomatike".

Presidenti u pyet nëse është i shqetësuar për deklaratat e Nasrallah.

"Ato nuk janë të këndshme - u përgjigj ai -, por nuk korrespondojnë në asnjë mënyrë me atë që ne po përpiqemi të bëjmë, që është të japim imazhin e përfshirjes së Qipros në aktivitete luftarake: absolutisht nuk është kështu".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
SHBA: Ndaloni bastisjet e Hezbollahut ose ne mbështesim operacionin e Izraelit

Foto: Amos Hochstein dhe  kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Amos Hochstein, ka paralajmëruar zyrtarët libanezë se nëse Hezbollahu nuk i jep fund sulmeve të tij të përditshme në veri të Izraelit, ai mund të bëhet objektiv i një operacioni të kufizuar izraelit të mbështetur nga SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi publik Kan.

Sipas stacionit televiziv, Hochstein u tha zyrtarëve se nevojitet një zgjidhje diplomatike për të larguar grupin terrorist të mbështetur nga Irani larg kufirit, përndryshe Izraeli do të nisë një sulm të kufizuar me mbështetjen e SHBA. Hochstein ndodhet në rajon në një përpjekje për të shmangur një përshkallëzim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

‘Është djali më i bukur shqiptar’, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?

‘Është djali më i bukur shqiptar’, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?