Lufta/ Izraeli bombardon edhe në Siri, tanku i IFD godet kullën e rojës së UNIFIL në Liban! SHBA bombardon depot e rebelëve Houthi

Lufta/ Izraeli bombardon edhe në Siri, tanku i IFD godet kullën e rojës së UNIFIL në Liban! SHBA bombardon depot e rebelëve Houthi

Bombardimet izraelite në Liban

Agjencia zyrtare e lajmeve siriane SANA raportoi të mërkurën në mbrëmje një sulm ajror "izraelit" që shkaktoi zjarre në qytetin bregdetar të Latakias, me Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke iu referuar një sulmi në një "depo armësh".

"Mbrojtja kundërajrore kapi objektiva armiqësore mbi Latakia", raportoi agjencia, duke iu referuar "zjarrit të ndezur nga agresioni izraelit" në hyrje të qytetit, një bastion i Presidentit Bashar al-Assad, një aleat i Hezbollahut libanez në luftë me Izraelin.

Kurse nga bastisja izraelite në Nabatiyeh, ditën e djeshme, autoritetet thanë se pati 16 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre filluan një sulm kundër depove të armëve Houthi në Jemen, duke përdorur gjithashtu bombardues stealth B-2.

“Centcom” e bëri të ditur këtë në një shënim, duke specifikuar se përdorimi i këtij lloji avioni "demonstron aftësitë globale të goditjes së Shteteve të Bashkuara kundër këtyre objektivave kur është e nevojshme, në çdo kohë, kudo".

Unifil” gjithashtu reagoi ashpër, teksa pas mesnate njoftoi se "një tank izraelit qëlloi në një nga kullat tona të rojeve, duke e dëmtuar atë".

"Sot në mëngjes, paqeruajtësit nga pozicioni afër Kafer Kelës vëzhguan një tank të IDF Merkava duke gjuajtur në frëngjinë e tyre të kontrollit. Dy kamera u shkatërruan dhe frëngjia u dëmtua", thuhet në deklaratë.

Organizata ushtarake paqeruajtëse në Libanin Jugor shtoi se "edhe një herë kemi parë të hapet zjarr në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në dukje të qëllimshme kundër një pozicioni të Unifil", shkruan "La Repubblica".

Më herët ka pasur disa sulme nga IDF izraelite ndaj pozicioneve të saj, me 4 ‘kaska blu’ të plagosura. Edhe BE i dënoi dje sulmet izraelite ndaj forcave paqeruajtëse.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë