Presidenti i Iranit flet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Do të zgjidhim paqartësitë në planin bërthamor

Presidenti i Iranit flet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Do të zgjidhim paqartësitë në planin bërthamor

Rafael Grosii dhe Masoud Pezeshkian

Irani është i gatshëm të trajtojë "paqartësitë" dhe "dyshimet" në lidhje me programin e tij bërthamor.

Kështu deklaroi presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë një takimi në Teheran me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi .

“Siç është treguar në mënyrë të përsëritur me vullnetin tonë të mirë, ne shpallim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar dhe konverguar me këtë organizatë ndërkombëtare për të zgjidhur paqartësitë dhe dyshimet e supozuara për aktivitetin paqësor bërthamor të vendit tonë”, tha Pezeshkian.

Rrethinat jugore të Bejrutit u bombarduan përsëri, raportoi AFP, pas një serie prej tre sulmesh në këtë bastion të Hezbollahut në më pak se 24 orë.

Imazhet treguan tym dhe flakë në një zonë për të cilën zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, bëri thirrje për evakuim.

IDF thotë se kreu sulme ajrore këtë mëngjes (14 Nëntor) kundër pikave kufitare midis Libanit dhe Sirisë, të përdorura nga Hezbollahu për të kontrabanduar armë në vend. Kështu raporton edhe Times of Israel.

Avionët luftarakë izraelitë goditën disa rrugë në Siri që, sipas IDF, përdoreshin nga Njësia 4400 e Hezbollahut, e ngarkuar me dërgimin e armëve nga Irani në Liban. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, duke cituar një burim ushtarak, raportoi se sulmet shkaktuan "dëme të konsiderueshme" në disa ura mbi lumin Orontes dhe rrugë të tjera në kufirin siriano-libanez në zonën al-Qusayr.

Sipas IDF, sulmet përfaqësojnë një goditje të rëndë për aftësitë e Njësisë 4400 të Hezbollahut.

OJQ-ja Human Rights Watch (HRW) beson, në një raport të botuar sot, se urdhrat e përsëritur të evakuimit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës çojnë në zhvendosjen e detyruar të popullsisë, që përbën një "krim lufte".

“Human Rights Watch ka mbledhur prova se zyrtarët izraelitë po kryejnë krimin e luftës të transferimit të dhunshëm” të civilëve, shkroi HRË. Raporti shtoi se "veprimet e Izraelit gjithashtu duket se përshtaten me përkufizimin e spastrimit etnik" në zonat ku ushtria ka urdhëruar palestinezët të largohen dhe ku ata nuk do të mund të kthehen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:55
Bejrut/ Izraeli vijon bombardimet, shpërthimi pranë aeroportit rrezikon avionin civil (VIDEO)

Izraeli i është rikthyer bombardimeve në periferi të Beirutit. Al Jazeera publikoi këtë video këtë të enjten duke njoftuar se Izraeli bombardoi një lagje të kryeqytetit libanez fare pranë aerportit të qytetit ku sulmoi të dyshuar të Hezbollahut.

Shpërthimi ka qenë masiv dhe ka ndodhur në momentin kur një avion me pasagjerë civil ishte duke u nisur për fluturim,

Ora 16:39
Armët bërthamore/ Presidenti i Iranit: Nuk do ndërtojmë kurrë bomba atomike

1731598852_20240730174030747.jpg

Masoud Pezeshkian

Irani është i gatshëm të trajtojë "paqartësitë" dhe "dyshimet" në lidhje me programin e tij bërthamor.

Kështu deklaroi presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë një takimi në Teheran me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi .

“Siç është treguar në mënyrë të përsëritur me vullnetin tonë të mirë, ne shpallim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar dhe konverguar me këtë organizatë ndërkombëtare për të zgjidhur paqartësitë dhe dyshimet e supozuara për aktivitetin paqësor bërthamor të vendit tonë”, tha Pezeshkian.

Gjithashtu, Pezeshkian, deklaroi se Irani nuk do ta ndërtojë kurrë bombën atomike, bazuar në fetvanë e shprehur në vitin 2003 nga lideri suprem Ali Khamenei, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë ato bërthamore.

“Siç e kemi thënë shumë herë, bazuar në fetvanë eksplicite të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë në asnjë mënyrë të ndërtojmë armë bërthamore”, theksoi Pezeshkian.

Ora 09:19
Lufta në Gaza dhe Liban/ Protesta në Paris për mbrëmjen gala pro-izraelite, e promovuar nga e djathta ekstreme! Do mblidhen fonde për ushtrinë e Tel Avivit

Një nga protestat në Paris kundër luftës në Gaza

Teksa Izraeli vijon luftën në dy fronte dhe bombardimet në Rripin e Gazës dhe në Liban, kundër Hamasit dhe Hezbollahut, përballet edhe me reagimet e ndërkombëtarëve dhe thirrjet për ta pushuar sulmin dhe që të kthehet te paqja.

Franca ka qenë një prej vendeve të BE-së që i ka bërë thirrje në vazhdimësi Tel Avivit për pushimin e luftës.

Në Paris kanë shpërthyer edhe protesta kundër një mbrëmjeje gala të diskutueshme të organizuar nga figura të ekstremit të djathtë në mbështetje të Izraelit.

Veprimtaria e së mërkurës (13 Nëntor) synoi të mbledhë para për ushtrinë izraelite dhe përfshiu ministrin izraelit të financave Bezalel Smotrich në mesin e të ftuarve. Kjo solli reagime të fuqishme dhe protesta në kryeqytetin francez.

A.Q/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit