Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Joe Biden

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë mbi 105 miliardë fonde të reja për “nevoja kritike”, përfshirë 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë për ndihma humanitare për Ukrainën, Izraeli dhe Gazën.

Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin. Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar.

Siç njofton korrrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit. Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”

Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor. Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

"Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin që shkaktojnë, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata vazhdojnë të sjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim", tha presidenti Biden.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë. Përveç ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe nevojat humanitare, kërkesa për fonde përfshin 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin.

Mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, protestues që bënin thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mblodhën këtë javë para Kapitolit në Uashington. Në një sondazh të fundit, 41% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë pozicionin e Izraelit.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat janë ato që na mbajnë ne, Amerikën, të sigurt”, tha presidenti Biden.

Ky argument po përballet me skepticizëm. Protesta masive dhe në disa raste të dhunshme kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë shpërthyer në kryeqytete të ndryshme të botës. Shumë protestues e shohin Izraelin si një forcë pushtuese që vazhdon të aneksojë territorin palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata amerikane denoncon aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gary: 20/10/2023 18:26

    Hidh 1 tek miliard ktej nga ne je qe je

    Përgjigju
  • emri: 20/10/2023 18:00

    po kush e degjopn akoma kete plakush idiot e te rrjedhur. pushteti qe ka edhe e lejon ti jape fondet (ne e lenshin gjithnje) po ironia eshte se ky do tu shitet amerikaneve the per nje mandat jeter ... pika pika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave