Kina dhe India, dy shtete që nuk kanë pranuar të sanksionojnë Rusinë pavarësisht thirrjeve të bëra nga vendet perëndimore, kanë votuar pro rezolutës së Kombeve të Bashkuara që njeh Rusinë si agresore ndaj Ukrainës. Ky është një zhvillim diplomatik që ka sjellë mjaft diskutime në arenën ndërkombëtare duke qenë se Kina dhe India njihen si shtete partnere të Rusisë.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shifrat e publikuara pretendojnë se 100 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në fushë-betejë kundër ukrainasve.
Sa i takon pretendimeve të Vatikanit për negociatat për paqe, Ukraina nuk është në dijeni të ndonjë ndërmjetësimi nga Papa Françesku për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë, ndërmjetësim të cilin Papa e përmendi teksa kthehej në Romë pas udhëtimit të tij në Hungari.
Një burim i afërt me presidencën ukrainase tha për CNN, sipas të cilit ‘Presidenti Zelensky nuk ka dhënë asnjë pëlqim për një diskutim të këtij lloji në emër të Ukrainës: nëse bisedimet janë duke u zhvilluar, ato po zhvillohen pa dijeninë tonë’.
Më shumë se 20,000 ushtarë rusë vdiqën dhe 80,000 të tjerë u plagosën në pesë muaj luftime në Ukrainën lindore, veçanërisht në Bakhmut.
‘Ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100,000 viktima, duke përfshirë më shumë se 20,000 të vrarë në aksion," u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
"Përpjekja për ofensivë e Rusisë në Donbass, kryesisht përmes Bakhmutit, ka dështuar. Rusia nuk ka arritur të kapë ndonjë territor të rëndësishëm strategjik," tha Kirby.
Ndërkohë Rusia nuk i ndalur sulmet ndaj Kievit. Ushtria ruse ka sulmuar mbrëmë me raketa Pavlohrad, në rajonin e Dnipros, ku kanë mbetur të vdekur 2 person a 40 të tjerë raportohet të plagosur.
Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase, të cituara nga mediat e Kievit. Mes të plagosurve ka edhe pesë fëmijë, sipas guvernatorit Serhiy Lysak.
Tetë brigada të reja ushtarësh ukrainas u formuan për të marrë pjesë në një kundërsulm të ardhshëm. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko , mes spekulimeve në rritje për kohën dhe mundësinë e shkaktimit të një disfate serioze ndaj ushtrisë ruse.
"Brigadat e para të sulmit përfshijnë deri në 40,000 ushtarë," tha ministri, duke shtuar se ushtria do të kishte nevojë për trajnim të mëtejshëm përpara se të ishte gati për të marrë pjesë në luftime. Procesi i trajnimit do të kërkojë edhe dy ose tre javë të tjera përpara se trupat të mund të përdoren në operacione të një natyre sulmuese", tha ministri.
Kina dhe India, dy vende që kanë shmangur dënimin e Moskës për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga aleatët perëndimorë, votuan në favor të një rezolute të Kombeve të Bashkuara që në mënyrë eksplicite njeh "agresionin e Federatës Ruse kundër 'Ukrainës".
Fakti që Kina dhe India pranuan përdorimin e termit "agresion" në rezolutë është një zhvillim diplomatik befasues.
Presidenti rus Vladimir Putin inauguroi sot rrjetin e ri të tramvajit të ndërtuar në Mariupol, qyteti në juglindje të Ukrainës i pushtuar nga rusët vitin e kaluar.
Putin tha se Rusia, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të rivendosur jetën në normalitet në katër rajonet e aneksuara në Ukrainë.
Kremlini "nuk është në dijeni" për një mision paqeje të Vatikanit për Ukrainën. Këtë e deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov i cituar nga agjencia Tass.
Ahahaha hahaha hahab po SHBA po 100 mij jan vrar barcalet te till as femijet nuk e besojn na shkrit se qeshuri me kte propagand si ne kohen e Enverit
PërgjigjuE ke mire ti. Atje nuk behet lufte, po aheng. Putini nuk leshon raketa, po fishekzjarre. Nuk ka te vdekur, njerzit luajne filma. O te hengert mortja per menjen qe ke, o vic.
Mire e ke ti po prb eshte se ka shume idiota qe i besojne akoma mediave perendimore prandaj po perfitojne ata deri tani