Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!

ZURICH- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëri thirrje sot (30 Dhjetor) për t'i dhënë fund sulmeve ndaj spitaleve në Gaza, pasi Izraeli goditi njërin dhe sulmoi një tjetër në ditët e fundit.

“Spitalet në Gaza janë bërë sërish terrene beteje dhe sistemi shëndetësor është nën kërcënim të madh”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.

"Ne e përsërisim: ndaloni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gaza kanë nevojë për qasje në kujdesin shëndetësor. Punonjësit humanitarët kanë nevojë për akses për të ofruar ndihmë shëndetësore. Armëpushim!", shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin objektivat e një sulmi në spitalin Al-Wafaa të qytetit të Gazës të dielën, për të cilin mbrojtja civile palestineze tha se vrau shtatë persona.

Forcat izraelite arrestuan gjithashtu më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra staf mjekësor nga spitali 'Kamal Adwan' të premten, mes tyre drejtori i tij Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite tha se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe të arrestuarit ishin militantë të dyshuar. IDF deklaroi se Abu Safiya u mor për t'u marrë në pyetje, pasi dyshohej se ishte një operativ i Hamasit.

Tedros, i cili javën e kaluar u kap nga një sulm izraelit kundër aeroportit kryesor të Jemenit, në Sana, që tha se mund t'i kushtonte jetën, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Abu Safiya dhe tha se spitali Al-Ahli ishte përballur gjithashtu me sulme. OBSH dhe partnerët kishin dërguar furnizime bazë mjekësore, ushqim dhe ujë në spitalin indonezian të Gazës dhe transferuan 10 pacientë kritikë në spitalin Al Shifa. Katër pacientë u ndaluan gjatë transferimit, informon Reuters.

"Ne i bëjmë thirrje Izraelit të sigurojë që nevojat dhe të drejtat e tyre të kujdesit shëndetësor të respektohen", tha kreu i OBSH.

Të paktën 45,514 palestinezë janë vrarë dhe 108,189 janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. 

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara

Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara