Kuksianët po i shohin tunelet e nëndheshëm ndërtuar për ruajtjen nga sulmet e mundshme bërthamore e atomike të armiqve të atëhershëm të regjimit komunist, si vendstrehime të sigurta nëse në ndonjë moment Shqipëria do të cenohet nga lufta që ka shpërthyer mes Rusisë e Ukrainës.
Kukësi ka një qytet të nëndheshëm në 7 lagje, 30 metra nën këmbët e pallateve ku mund të stresohen më shumë se 30 mijë persona.
“Strehimet janë fenomen botëror për arsye të daljes së bombës atomike. Edhe pallatet kanë strehime të veçanta ku e gjithë popullata civile kishte mundësi të futej duke përjashtuar Forcat e Armatosura, që në rast lufte do ishin në terren të cilët kanë patur strehimet e tyre jashtë qytetit”, tha Haki Visha, ish-drejtues i punimeve të vendstrehimeve dhe tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Kukës.
Por në çfarë gjendje janë këto tunele të nëndheshme?
“Janë shkatërruar të gjitha instalimet elektrike, të ujit të pijshëm e instalime të tjera. Në hyrjet nga jashtë janë ndërtuar pallate. Grykat e tuneleve janë të zëna dhe nuk janë funksionale në rast lufte”, tha ai.
Në këto kushte, Haki Visha, e ka një apel jo vetëm për shtetin shqiptar, por edhe për NATO-n.
“Ne sot po dëgjojmë se popullsia civile në Ukrahinë po qëndron në vendstrehime mbrojtëse. Shteti duhet të prekupohet për rehabilitimin e tyre sepse Kukësi, është ngjitur me Kosovën. Këtu bëhet fjalë për fëmijët, gratë, vajzat, invalidët por edhe të plagosurit. Edhe Nato duhet të ndërhyjë me fonde për rifunskionimin e tyre pasi Nato është forcë ushtarake. Ata duhet të kontribuojnë pasi pika më e dobët është Ballkani Perëndimorë siç është Kosova dhe Serbia”, u shpreh ai.
Një pjesë e pallateve e ndërtuar në periudhën komuniste në Kukës, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm që regjimi i Enver Hoxhës ngriti si mburojë kundër sulmeve bërthamore që asnjëherë nuk ndodhën.
PASTROJINI O KUKSIANE,,,bejini keto strehime efektive,,,,mos prisni qe tjua pastroje edi rama ,,,,edi hajduti,,,ai e ka mendjen te vjedhe....
PërgjigjuBunkeret dhe tunelet duhen ruajtur e mirembajtur kudo ku jane,problemi eshte qe niveli dhe lloji i armatimeve te sotme shpesh nuk perkon me keto tunele e bunkere qe jane llogarritur per kapacitetin dhe aftesine ushtarake te kohes kur jane ndertuar,e thene ndryshe,nje pjese e mire e tyre jane thjesht te pavlefshem ne kohen tone.
PërgjigjuKush guxon te futet ne ato Tynele ,ne qendra te fortifikuara, pa vendosur lule e PA ndezur nje qiri,shoqeruar me nje lutje per falje,per fyerjet e leshuara,do te mbetet Brenda.Prandaj,Lepini ate qe keni peshtyre
PërgjigjuPopulli I beri pa lek vete ! Ska Pse ndez qiri ! Por rendesi ka që berisha te beri NATOn që sot po Ju ruan bithen
Rrofte Sali Berisha qe na i prishi se nuk duhen me e na mbron NATO. Kur erdhen forcat serbe deri ne kufi ne Kukes gjate luftes ne Kosove, te gjithe ato bunkere u pastruan dhe u bene funksional. Ja pra qe u dashkan dhe ato bunkere te shkrete se jetes kurre nuk i dihet. Ishte pasuri e te gjitheve dhe kurre nuk e kam kuptuar si ka mundesi qe nje pjese e madhe e shqiptareve moren mend e Saliut dhe Gramoz Pashkos qe thonin prishini te gjitha se jane te komunizmit e do vije Amerika me cekun e bardhe. Dhe per me teper si ka mundesi qe i shkojne ende mbrapa Saliut pas 30 vjet shkaterrime qe ka sjelle. Se pervec shkaterrimit fizik te cdo gjeje, Saliu frymezoi dhe shkaterrimin e mentalitetit, duke frymezuar vetem mendesine e te jetuarit pa rregulla e pa ligje.. pupupup.., sa turp me vjen me ate palaco qe e kemi pasur udheheqes shteti..
PërgjigjuBashkia duhet ti lyeje dhe ti pastroje me fond emergjence këto jave sepse tani duhen Ato
PërgjigjuE mor shpellaret e Sali non grates qe u tallet me strehimet, i shkatreuat, mos ardhte ajo dite se ne mut do te shkoni.
Përgjigju