Lufta kundër korrupsionit, Beqaj:
Kemi ulje të çmimit të barnave

Lufta kundër korrupsionit, Beqaj:<br />Kemi ulje të çmimit të barnave
TIRANË - Në Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se kemi ulje të çmimit të barnave, mesatarisht me 25 %, por me raste me 28 %, 30 % e me radhë.
 
Beqaj tha se “ajo çka miratuam me ligjin e ri të barnave në Kuvendin e Shqipërisë tregonte se kishin të drejtë kur insistonin në tregut e barnave, se ka një recetë financiare të papërballueshme nga buxhetet tona, pra, me të njëjtin buxhet kemi barna më të lira për qytetarët”.
 
“Ne jemi angazhuar drejtpërdrejt dhe po monitorojmë të gjithë aktivitetin spitalor. Së pari kemi krijuar në spitalet tona, qendra ku marrim informacion përditë dhe pyesim mjekët, pacientët, infermierët dhe familjarët. Kjo është faza e parë ndaj dhe informacioni që marrim është ende i paplotë”, nënvizoi ai.
 
Ministri shtoi se janë ngritur këndet për të dhënë informacion. Mjekët dhe infermierët mendojnë se nuk është pagesa problemi kryesor i shërbimit shëndetësor. Në 10 muajt e parë të vitit 2014 krahasuar me vitin e kaluar në spitalin e Tiranës ne kemi bërë analiza, operacione kirurgjikale 30 % më shumë , mbetet ende problem hendeku mes perceptimit të qytetarëve dhe raportimit që ndodh në spital”, u shpreh Beqaj./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie