Lufta kundër korrupsionit
bisedime Prishtinë-Bruksel

Lufta kundër korrupsionit <br />bisedime Prishtinë-Bruksel
BRUKSEL- Sundimi i ligjit në Kosovë do të jetë në qendër të diskutimeve që zhvillohen sot në Bruksel mes zyrtarëve të Komisionit Europian dhe delegacionit nga Prishtina.

Delegacioni i Qeverisë do të kryesohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në përbërjen e të cilit janë edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, të cilët dje kanë udhëtuar për në Bruksel. Dialogu ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian, tani e tutje do të jetë i rregullt dhe do të mbahet dy herë në vit, varësisht nga reformat në fushën e sundimit të ligjit.

Zhvillimi i këtij dialogu u paralajmërua në raportin e progresit për Kosovën, vitin e kaluar. Ndërkaq në një njoftim të Komisionit Europian, thuhet se “dialogu është i dizenjuar për të ndihmuar Kosovën që të adresojë sfidat në fushën e sundimit të ligjit, që është dhe shqetësimi kryesor i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor në tërësi.

“Në këtë fazë, Komisioni me Kosovën do të fokusohet në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, përveç zyrtarëve kosovarë, në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Komisioneri Stefan Fyle dhe Komisionerja për Çështje të Brendshme të BE-së Sesilia Malmstrom.
(jd/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës