Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të organeve njerëzore është objekt i Konventës së Këshillit të Evropës, e ratifikuar dje nga komisioni parlamentar i Ligjeve. “Konventa synon parandalimin dhe luftimin e trafikimit të organeve njerëzore duke mundësuar mbrojtjen e të drejtave të viktimave të veprave penale të përcaktuara në këtë Konventë, si dhe lehtësimin e bashkëpunimit në nivele kombëtare dhe rajonale mbi veprime kundër trafikimit të organeve njerëzore”, tha Drejtoresha Juridike në Ministrinë e Brendshme, Enriketa Verlaku, gjatë prezantimit të Konventës në komision.