Tre në katër britanikë të rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID , deklaroi qeveria britanike, duke bërë që 75.2% e personave mbi 18 vjeç në vend të kenë marrë një dozë dhe 49.5% janë vaksinuar plotësisht.
Sekretari Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock e quajti arritjen e 75% si një hap të madh përpara, por paralajmëroi se "një fushata e keqinformimit në të gjithë botën " kërcënoi fushatën e vaksinimit.
"Shpejtësia e keqinformimit është një kërcënim vdekjeprurës", tha Hancock në një takim ndërkombëtar të organizuar nga Britania për të inkurajuar marrjen e vaksinave.
Hancock tha se Britania kishte forcuar besimin tek vaksinat duke përdorur "zëra të besuar" – si natyralistin David Attenborough dhe Mbretëreshën Elizabeth II, të cilët morën vaksinën live dhe dhanë mesazhe tejet inkurajuese.
Ai tha se një faktor tjetër kryesor ishte sigurimi i procesit të drejtë, duke siguruar vaksina fillimisht për të moshuarit dhe ata në më shumë rrezik, pastaj në grup moshat e tjera në një mënyrë të rregullt.
Britani është një nga vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë dhe po garon me kohën për të frenuar përhapjen e variantit delta, një nga më ngjitësit të virusit.
Variant i cili u shfaq fillimisht në Indi, por që në Mbretërinë e Bashkuar përbën shumicën e rasteve. Të Mërkurën, Britania e Madhe raportoi 4,330 infeksione të reja, një rritje kjo prej 35% gjatë shtatë ditëve të fundit. Megjithatë, numrat e viktimave ditore do të mbeten të ulëta. Të martën, Britania nuk raportoi asnjë viktimë të martën, për të parën herë që nga korriku i vitit të kaluar.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar pothuajse 128,000 vdekje nga koronavirusi, numri më i lartë i viktimave në Evropë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.5%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor 2024, 17:04
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor 2024, 16:20
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor 2024, 08:35
-
Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, GJKKO lë në burg Arsen Cakën
9 Nëntor 2024, 20:56
-
Ministri Hoxha takim me ambasadorin britanik: Reduktimi i migracionit të paligjshëm një prej sfidave më kritike për dy vendet
28 Tetor 2024, 16:14
-
Sky News: Britania do të forcojë partneritetin për luftën kundër krimit me Shqipërinë pas operacioneve të suksesshme
26 Tetor 2024, 20:19
-
Anglia ndalon shitjen e cigareve elektronike
25 Tetor 2024, 15:50
-
Tur në Kukës dhe Tropojë me të rinjtë, ambasadori britanik Abbott: Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj, besojmë te potenciali i Shqipërisë!
9 Tetor 2024, 18:34
-
U deportua nga Britania në Shqipëri pas dënimit për trafik droge, shqiptari tenton të hyjë me pasaportë fallco në Mbretërinë e Bashkuar
22 Shtator 2024, 10:05
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik 2024, 11:36