‘Lufta’ kundër COVID-19, Pfizer nis provën e vaksinës tek fëmijët

‘Lufta’ kundër COVID-19, Pfizer nis provën e vaksinës tek fëmijët

Një vogëlushe duke u vaksinuar

Kompania farmaceutike BioNtech/ Pfizer ka nisur vaksinimin tek fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç, për të parë efektivitetin e saj te kjo kategori.

Qëllimi i kësaj prove është zbulimi i dozës ideale për fëmijët e moshave të ndryshme.

Sipas mediave të huaja, prova e Pfizer do të testohet me tre doza të ndryshme, 10, 20 dhe 30 mikrogramë dhe së pari do të jetë tek fëmijët nga 5-11 vjeç, më pas nga 2 deri në 4 dhe në fund nga 6 muajsh deri në 2 vjeç.

Aktualisht pjesë e provës janë 144 fëmijë, por menjëherë pasi të përcaktohet doza e duhur, eksperimenti do të marrë përmasa më të gjëra duke testuar 4 mijë 500 fëmijë.

Kompania synon që në gjysmën e dytë të vitit 2021 të ketë një rezultat dhe të mund të bëhet i mundur autorizimi i vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç.

Në fillim të këtij muaji, Moderna njoftoi se kishte filluar një provë të vaksinës COVID-19 te fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 11 vjeç.

Edhe vaksina amerikane “Johnson & Johnson” po planifikon gjithashtu të testojë vaksinën e saj COVID-19 tek fëmijët dhe foshnjat.

Eksperimentet e vazhdueshme lidhur me vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19 janë në kuadër të përpjekjeve për imunizimin e tufës dhe fundit të pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip