'Lufta' kundër COVID-19, Serbia pritet të nis prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V

'Lufta' kundër COVID-19, Serbia pritet të nis prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V

Vaksina kundër COVID-19, Sputnik V

SERBI- Serbia do të prodhojë vaksinën ruse kundër COVID-19 Sputnik V.

Sipas mediave serbe, Fondi Rus për Investime Direkte (RDIF) dhe Instituti për Virologjinë, Vaksinat dhe Serumet "Torlak" kanë rënë dakord për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Serbi, e cila mund të fillojë para majit.

Serbia është një ndër vendet e para në botë të cilat kanë miratuar për përdorim Sputnik V dhe nëse kjo marrëveshje realizohet do të bëhet vendi i parë në Evropën Jugore që do të prodhojë atë.

Vaksina ruse është aprovuar për përdorim në 54 vende dhe pavarësisht se ajo ende nuk është miratuar nga EMA, Hungaria dhe Sllovakia kanë nisur përdorimin e saj.

Megjithëse pritet të nis në Serbi, Italia është vendi i parë në Evropë i cili ka lidhur kontratë me Sputnik V, pasi përmes kompanisë farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, ajo prodhohet në vend.

Disa ditë më parë, kreu OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i ka bërë thirrje prodhuesve të vaksinave të ndjekin modelin e AstraZeneca dhe të japin teknologjinë e tyre për prodhimin e vaksinave anti-COVID edhe fabrikave në vende të tjera. Kjo nxitje e tij vjen me qëllim rritjen e prodhimit të vaksinave për “luftën” kundër COVID-19.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë