Një kompani farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, do të prodhojë në Itali vaksinën anti-COVID, sputnik V, duke shënuar kështu marrëveshjen e parë evropiane të prodhimit me vaksinën ruse.
Fillimi i këtij procesi ka ardhur si pasojë e një aprovimi nga rregullatorët e brendshëm italian si dhe pas përgjegjësisë së madhe dhe presionuese të kryeministrit të vendit Mario Draghi për të shpejtuar fushatën e vaksinimin.
Më datë 4 mars, Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur shqyrtimin e vaksinës ruse, Sputnik V për përdorim në BE.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i bashkimit Evropian pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se ajo ende nuk e ka marrë miratimin nga EMA për përdorim nga shtetet evropiane.
EMA ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim në BE, atë të Pfizer / BioNTech, AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit dhe Moderna. Tani po vlerëson vaksinën nga ‘Johnson & Johnson’ për të cilën pritet të japë aprovimin në mes të marsit.
Vaksina ruse filloi të fitojë vëmendje më të gjerë ndërkombëtare pasi revista mjekësore “Lancet: publikoi rezultate të rivlerësuara për të cilat treguan se ajo është 91.6 % efektive.
“Fillimisht prodhimi në Itali do të sjelli sasi më të mëdha të vaksinën ruse, Sputnik V dhe do të mbrojë jo vetëm njerëz në Evropë por edhe në pjesën tjetër te botës, pasi vaksina mund të eksportohet edhe jashtë saj më vonë”, tha kreu i kompanisë farmaceutike.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2898
Lajme të tjera
-
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
1 Korrik, 18:51
-
Integrimi i Shqipërisë në BE, Salianji ironizon në 'Report Tv': Të presim, është hapur shampanja 8 herë! Për meritë duket se në çfarë gjendje jemi
30 Qershor, 17:34
-
Meta takon delegacionin e KiE-së: Në fokus të bisedimeve, domosdoshmëria e hapjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit në BE
30 Qershor, 11:46
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak, optimist për takimin Kurti-Vuçiç në korrik
29 Qershor, 11:42
-
Konferencë për ndryshimet klimatike/ Raporti i BE: Cilësia e ajrit në Ballkan, jashtë normave! 2.6% e tokës të përdoret për bujqësi organike, synojmë 25%
28 Qershor, 21:59
-
Rriten shifrat e të infektuarve me COVID, në 24 orët e fundit rezultojnë pozitiv 550 qytetarë! Një humbje jete
28 Qershor, 17:16
-
Vritet ish-kryebashkiaku i Corte Palasio në Itali, u godit dy herë me thikë në fyt! Fqinjët dëgjuan britmat, njoftuan policinë
28 Qershor, 10:07
-
Klandestinët nga Lindja e Mesme nuk shqetësohen për policinë, filmohen duke ecur në rrugët e Himarës (VIDEOLAJM)
28 Qershor, 09:05
-
Media gjermane: Ballkani Perëndimor i poshtëruar nga Franca dhe Bullgaria, 3 vjet që pengojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
27 Qershor, 22:35
-
Lufta e re e ideve në Evropë
27 Qershor, 15:57
-
Publikohet fotoja/ Kush është 35 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik në Genoa, ‘Volvo’ që e përplasi ecte në krah të kundër
27 Qershor, 15:49
-
Sherr mes shqiptarëve në Itali, kopshtari i armatosur troket në derën e shtëpisë së bashkatdhetarit dhe qëllon 3 herë drejt tij
27 Qershor, 10:37