Nis prodhimi në Korenë e Jugut dhe Indi, Kreu i OBSH-së: Të ndiqet modeli i AstraZeneca për të kapërcyer pabarazinë e vaksinave
Vaksina kundër COVID-19, AstraZeneca
Më shumë prodhues të vaksinave duhet të ndjekin modelin e AstraZeneca dhe të japin teknologjinë e tyre për prodhimin e vaksinave anti-COVID edhe fabrikave në vende të tjera, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Vaksina anti-COVID britanike AstraZeneca, po prodhohet edhe në vende të tjera përveç se në atë të origjinës, si në Korenë e jugut edhe në Indi.
Kreu i OBSH-së i bëri thirrje prodhuesve të vaksinave anti-COVID të adoptojnë këtë model, në mënyrë që të rritet prodhimi, kjo edhe në kuadër të përpjekjes së platformës COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
"Hendeku midis numrit të vaksinave të administruara në vendet e pasura dhe numrit të administruar nga COVAX po rritet dhe po bëhet më grotesk çdo ditë," tha Tedros në një konferencë shtypi.
“Kjo pabarazi nuk është vetëm imorale por edhe ekonomikisht dhe epidemiologjikisht shkatërruese”, shtoi ai.
Pas pezullimit të AstraZeneca nga një pakicë vendesh me pretendimin se ajo ka efekte anësore, Agjencia Evropiane dhe OBSH kanë rishikuar sërish vaksinën.
Në raportin e publikuar nga EMA, përfundimi është se AstraZeneca është efektive dhe e sigurt dhe se nuk ka asnjë provë shkencore e cila lidh rastet e mpiksjes së gjakut me marrjen e dozës.
Menjëherë pas rimiratimit të AstraZeneca nga EMA, shumë vende rifilluan vaksinimin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbështeti gjithashtu mendimin se AstraZeneca është e sigurt dhe se benefitet janë më të mëdha se efektet anësore.
Gjatë ditës së djeshme është publikuar edhe një studim nga shkencëtarë amerikanë të cilët thanë se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe se ajo shpëton jetë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator, 20:16
-
Kina arrestoi stafin e AstraZeneca për aktivitete të mundshme të paligjshme, bien me 2,8% aksionet e kompanisë në bursë
5 Shtator, 22:47
-
Prodhoi vaksinat kundër Covid-19, Kina arreston disa punonjës të AstraZeneca
5 Shtator, 21:27
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht, 15:16