Forcat qeveritare irakene kanë vënë sot nën kontroll zona të mëdha të qytetit Baiji, në të cilën ndodhet rafineria më e madhe e naftës në Irak.
 
Sipas qeverisë irakene, ata kanë marrë deri tani rreth 50% të vendit që ndodhet në veri të kryeqytetit Bagdad. Madje, sipas një zyrtari të mbrojtjes amerikane, sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë goditur një mbledhje të udhëheqësve të ISIS pranë Mosulit duke shkatërruar edhe një sërë automjetesh ushtarake.

Përflitet edhe për vrasjen e 2 udhëheqësve të lartë të xhihadistëve, por kjo ende nuk është konfirmuar. Militantët xhihadistë të ISIS kanë marrë kontrollin e Baijit në muajin qershor, në një nga fitoret e tyre më të hershme. Ata kanë vetëshpallur Kalifatin Islamik, i cili përfshin territore të gjëra në Irak dhe Siri.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)