Lufta kundër kanabisit, asgjesohen
1181 rrënjë në Vlorë e Tepelenë

VLORË-TEPELENË- Lufta kundër kanabisit ndhe kultvimit të tij në të gjithë vendin vazhdon.Policia ka sekuestruar rreth 1181 rrënjë kanabis sativa ditën e sotme në Vlorë dhe Tepelenë.

Blutë e Vlorës kanë zbuluar 8 parcela me 791 rrënjë bimë narkotike “Kanabis­sattiva”, të mbjella në dy fshatra. Në fshatin Kallarat, policia ka zbuluar dhe asgjësuar 6 parcela me 563 rrënjë bime narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Maja e Muços” dhe “Qesarule”, me lartësi 30 – 150 cm.

Në fshatin Lubonjë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 2 parcela me 228 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Sondës”, me lartësi 100 – 170 cm. Ndërkaq, efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në zbatim të planit për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike”, gjatë ditës së djeshme, kanë zhvilluar një kontroll territori ku si rezultat, në vendin e quajtur “Përroi i Xhafajve”, në fshatin Xhafaj, Memaliaj, Tepelenë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 390 bimë narkotike e llojit canabis sattiva.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e kultivuesve në Vlorë e Tepelenë të cilët ende nuk janë idenfikimin e autorëve.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës