Fenomeni i kanabisit nuk mbaron me Lazaratin, pasi krimi është një hap për para duke gjetur hapësira të reja. Kështu është shprehur Zëvendësministrja e Ministrisë së Brendshme Rovena Voda nga qyteti i Tepelenës gjatë një takimi me Task Forcën në luftën kundër kanabisit me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës. Ndër të tjera, ajo u shpreh se afati i fundit për t'i dhënë fund këtij fenomeni është data 15 qershor, në të kundërt asnjë nuk do të tolerohet.
"Krimi gjithmonë gjendet një hap përpara dhe ky fenomen për një periudhë mori hapa shqetësues. Ne jemi në pritje të përgjigjes për hapjen e negociatave dhe nuk duhet të tolerojmë në asnjë mënyrë. Ky fenomen nuk duhet të njollosë Shqipërinë. Duhet të jemi vigjilent, por edhe tepër ambicioz. Ka një datë që e ka vendosur ministri i brendshëm, data 15 qershor është data që duhet t'i japim fund kanabisit për vitin 2019, nëse pas kësaj date ende do të kemi raste të mbjelljes së kanabisit nuk do të tolerojmë asnjë njeri", tha Voda.
Ndërkaq, Voda ju bëri thirrje drejtuesve që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në luftën kundër krimit pasi ka pas raste që ky bashkëpunim ka munguar.
"Sigurisht që ka ende raste sporadike pavarësisht punës së mirë që është bërë. Por këto raste tregojnë se ende kemi dobësi në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin mes strukturave. Po edhe me përmbushjen me përpikmëri që çdo institucion duhet të përmbushë në bazë të planit. Përgjegjësia është e përbashkët nuk mund të rrijmë duarkryq nuk duhet të ketë më asnjë rast të kultivimit të kanabisit", përfundoi Voda.
Ndërsa, kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi dhe prefekti i Qarkut Gjirokastrës Astrit Aliaj u shprehën të vetëdijshëm për këtë fenomen që duhet luftuar në jug.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50%
-
Jo
46%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4787
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor 2024, 10:34
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor 2024, 16:59
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor 2024, 17:14
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor 2024, 14:39
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor 2024, 13:16