Lufta kundër krimit, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu vizitë në Korçë, ndajnë porositë për drejtuesit e policisë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Policisë së Qarkut të Korçës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm ka pasur në qendër luftën ndaj kriminalitetit. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë.

Edhe pse Korça është jashtë hartës së rrezikshme të krimit ndryshe nga Shkodra, Elbasani, Durrësi dhe Vlora, Lleshaj ka kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e çdo akti që cenon rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu, fokusi është vënë edhe te goditja narkotikës. Masa janë kërkuar edhe mbarëvajtjen e festave të fundvitit.

korce.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Automjeti i Ministri Lleshaj në Komisariatin e Policisë së Korçës
 

Që prej marrjes së detyrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar vizita në policinë e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës ku ka lëshuar urdhra të prerë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e forcës goditëse të policisë në përballje me krimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aaa: 30/11/2018 11:50

    o sander leri krimet se na jeni per sikur jemi sicili po shikoni ca behet ushtrin se greku po behet gati te sulmoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare