Lufta kundër pastrimit të parave/ Ambasadori i BE-së: Presim konfiskime

Lufta kundër pastrimit të parave/ Ambasadori i BE-së: Presim konfiskime

Luigi Soreca dhe Arlind Gjokutaj

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca kërkon nga institucionet shqiptare që hetimi financiar të shoqërohet me vendime përfundimtare të konfiskimit të parave. Sot, Soreca ka takuar Arlind Gjokutajn, drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

"Kam diskutuar sot me Drejtorinë e Njësisë së Inteligjencës Financiare Arlind Gjokuta gjendjen e zbatimit të rekomandimeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Kjo njësi luan një rol kyç në koordinimin e punës së autoriteteve.

Tani është e rëndësishme të përmirësohet më tej procesi i hetimeve financiare, të shoqërohet me vendimet përfundimtare të konfiskimit. Bashkimi Europian vazhdon të ofrojë mbështetje financiare dhe asistencë" shkruan Sorenca në faqen zyrtare në rrjetet sociale pas takimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve