Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në prezantimin e raportit për Shqipërinë për kuadrin e vlerësimit të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit i Këshillit të Europës
Gjatë një takimi të organizuar në ambientet e Kryeministrisë së bashku me Kreun e Komitetit të Manival, Kreu i qeverisë u shpreh në lidhje me raportin e publikuar për vitet e fundit, se janë bërë hapa të dukshmë në ecurinë pozitive të luftës kundër Patrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Kemi mundësitë të kemi mes nesh shefin e Manival, që vjen në Shqipëri si shef i pastrimit të parave, për të prezantuar raportin më të fundit të vlerësimit për vendin vendit tonë, të publikuar nga ky komunitet i Moneval. Për të gjithë ata që na ndjekin Moneval është trupa monitoruese e shqyrtimit në luftën kundër financimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit . Është një punë voluminoze një proces kompleks, por është shumë e vështirë të theksohet por kryetari do ta thotë edhe vetë. Raporti vjen si rezultat i një skanimi me shumë profesionalizëm dhe me një sy kritik. Ajo që ne na intereson janë rekomandimet përkatëse për vendin tonë. Thenes Zlav do të japë me detaje rekomandimet, ndërkohë artikulohen dhe konsumohen lloj lloj teorish konspirative. Është folur për pastrime parash, me copa letre të shitura si shkrime ekskluzive, duke u shitur për të krijuar keqkuptime. Por ky raport vjen me të vërtetë në kohën e duhur, që duke u krahasuar me vendet e rajonit apo edhe BE-së, na vendos në një pozicion mjaftueshëm të mirë dhe krenar për punën që kemi bërë.
Edi Rama, Kryeministër
Rama, foli me terma më konkretë duke thënë se nga vlerësimi i raportit për monitorimin e bërë për vendin tonë, vendi yny në vitin 2015 ka dalë nga lista e vendeve problematike . Sipas kreut të qeverisë deri tani është bërë një punë e mirë, pasi vlera e aseteve kriminale të sekuestruara në 5 vitet e fundit është 5 herë më e madhe, krahasuar me punën e bërë në 10 vitet e kaluara.
Në përfundim të vlerësimit për vitin 2012 për fundoi në një listë shumë problematike, duke u konsideruar në një risk shumë të lartë për pastrim parash dhe luftën kundër terrorizmit nga ku dolëm në vitin 20115. Në vitin 2015 kur është bërë dhe vlerësimi , baza ligjore ka qenë elementi themelor i vlerësimit. Kjo ka shumë arsye të tjera për të parë vlerësimit. Vlera e aseteve kriminale të sekuestruara në 5 vitet e fundit është 5 herë më e madhe se vlerave aseteve të sekuestruar në 10 vite të marra së bashku para 5 vitetev të fundit. Konfirmoi angazhimin e mëtejshëm për të bërë maksimumin , ku të vendoset si pikë kyçe bashkëveprimin dhe koordinimin sepse pa bashkëpunim Shqipëria nuk mund ta hedhë hapin e fundit për në rrugën e Bashkimit Europian.
Edi Rama, Kryeministër