Lufta/Koreja e Veriut njeh republikat pro-ruse! Zelensky: Janë rrëmbyer nga rusët rreth 200,000 fëmijë ukrainas

Bisedimet mes Kievit dhe Moskës, të zhvilluara një ditë më parë në Stamboll në prani edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterras, i hapën dritën jeshile krijimit të koridoreve të sigurta detare që do të mundësojnë rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas të bllokuar nga Rusia në portet e detit të Zi pas pushtimit gati 5 muaj më parë. Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar bëri të ditur se delagacionet ushtarake do të mbajnë një raund të ri bisedimesh në Turqi javën e ardhshme që mund të përmbyllet me arritjen e një marrëveshjeje finale.

Zyrtari i lartë i OKB Antonio Guterres, tha se takimi është “i rëndësishëm dhe hap thelbësor” drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për të rikthyer eksportet e drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi. Ukraina është një eksportuese e madhe e grurit dhe drithërave të tjera, ndërsa ka bërë të ditur se 25 milionë tonë drithëra janë aktualisht të bllokuara në portet e saj.

OSBE ka ngritur shqetësimin për keqtrajtimin e civilëve nga rusët në qendrat filtruese të ngritura prej tyre. OSBE bën të ditur se ka raportime që tregojnë se civilët u nënshtrohen pyetjeve të ashpra dhe kontrolleve poshtëruese trupore në qendra të tilla, ndërsa theksohset se ata që bashkëpunuan me Kievin, shpesh zhduken dhe disa prej tyre dyshohet se janë transferuar në territoret e kontrolluara nga Rusia, ku janë ndaluar apo edhe janë vrarë.

Sa u takon zhvillimeve të tjera të luftës, Kievi ka deklaruar se rusët kanë tentuar të godasin sërish ishullin e gjarpërinjve në detin e zi, i rimarrë nën kontroll nga ushtria ukrainase javën që shkoi. Ndërsa trupat ruse dhe separatiste të Republikës së vetëshpallur Popullore të Luganskut pretendojnë se kanë hyrë dhe kanë marrë nën kontroll qytetin e Siverskut, në rajonin juglindor të Ukrainës, Donetsk. Moska ndërkoh ka akuzuar ushtrinë ukrainase se nga sulmet e fundit është shkatrruar gjysma e qytetit Novaya Kakhovka, në rajonin e Kherson, i marrë në kontroll dhe ku kanë mbetur 187 të plagosur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës ndërkombëtare në Hagë ka njoftuar se Federata Ruse ka rrëmbyer rreth 200,000 fëmijë dhe i ka nxjerrë nga territori i Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
‘Pas Johnsonit dhe Draghit, kush do të jetë i radhës?’, reagimi i Medvedev pas dorëheqjes së kryeministrit Italian

Foto e publikuar nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev

Lajmi për dorëheqjen e kryeministrit italian Mario Draghi pati një jehonë të fortë në Rusi.

Nëpërmjet një postimi në Telegram, Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës, publikoi një foto të Boris Johnson dhe Mario Draghi, më pas një figurë në të zezë me pikëpyetjen që do të thotë 'Kush do të jetë i radhës?'.

Ora 18:01
Zelensky: Janë rrëmbyer nga rusët rreth 200,000 fëmijë ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës ndërkombëtare në Hagë ka njoftuar se Federata Ruse ka rrëmbyer rreth 200,000 fëmijë dhe i ka nxjerrë nga territori i Ukrainës.

"Është ende duke u vërtetuar se sa fëmijë kanë rrëmbyer dhe nxjerrë nga Ukraina forcat ruse. Shifra paraprake është e tmerrshme, rreth dyqind mijë fëmijë," tha Zelensky më pas theksoi se si rezultat i agresionit rus, dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë, torturuar dhe gjymtuar dhe miliona njerëz janë dëbuar në Rusi.

 

Ora 16:11
Zelensky: Akt terrorist! Vijojnë sulmet e rusëve, raketat goditën qytetin Vinnytsia, 12 viktima, mes tyre 1 fëmijë

Vazhdojnë sulmet ruse në qytetet ukrainase, vijojnë dhe masakrat kundrejt popullsisë civile duke mos kursyer as fëmijët. Ditën e sotme, sulmet me raketa goditën qendër e qytetit ukrainas Vinnytsia, ku si pasojë pati të plagosur dhe të vdekur, duke përfshirë një fëmijë të vogël.

"Çdo ditë, Rusia shkatërron popullsinë civile, vret fëmijë ukrainas, gjuan me raketa objektivat civile. Aty ku nuk ka asgjë të tillë. ushtarake. Çfarë është kjo? Nëse jo një akt i hapur terrorizmi. Një vend vrasës. Një vend terrorist", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në “Telegram” .

Numri i viktimave si pasojë e këtij sulmi rus të ndodhur mëngjesin e  sotëm në Vinnytsi ka arritur në 12. 25 janë të plagosur. Raportohet se në vendngjarje janë në punë 90 ekipe shpëtimi.

Ora 08:30
Rusët pretendojnë se kanë hyrë në Siversk: Është e jona

Trupat ruse dhe separatiste të Republikës së vetëshpallur Popullore të Luganskut (LPR) pretendojnë se kanë hyrë në qytetin e Siverskut, në rajonin juglindor të Ukrainës, Donetsk. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Tass.

"Qyteti është nën kontrollin tonë operacional dhe operacionet fshirëse janë duke u zhvilluar: Siversk së shpejti do të çlirohet plotësisht nga trupat ukrainase," tha një burim nga trupat e LPR.

 Inteligjenca britanike tha dje se "Rusia ndoshta do të jetë në gjendje të marrë disa qytete të vogla në Donbass gjatë javës, duke përfshirë Siversk dhe Dolyna".

Ora 08:04
Guvernatori i rajonit të Donetskut: Po përgatisim evakuimin e civilëve për dimër

Trupat ruse vazhdojnë të bombardojnë rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ndërkohë që autoritetet lokale po përgatiten tashmë për dimrin përballë mungesës së gazit të shkaktuar nga luftimet dhe po përpiqen të evakuojnë sa më shumë qytetarë deri më 1 tetor.

"E gjithë vija e frontit është nën zjarrin e armikut, i cili këmbëngul në përpjekjet e tij për ta detyruar atë. Por ato janë të pasuksesshme, armiku kthehet në pozicionet e tij të mëparshme dhe në të njëjtën kohë pëson humbje në aspektin e trupave dhe armaturës," tha Guvernatori i rajonit ukrainas të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, në një video të postuar në Telegram.

Ora 07:57
Kryeministri çek: Sanksionet e reja të BE-së nuk do të përfshijnë zvogëlim të importit të gazit

Kryeministri çek Petr Fiala tha se Bashkimi Evropian nuk do të përfshijë gazin rus në raundin e shtatë të sanksioneve kundër Moskës për luftën në Ukrainë. Kyiv Independent raporton, duke cituar mediat ndërkombëtare.

Sipas kryeministrit çek, BE-ja nuk do të zvogëlojë më tej importet e gazit nga Rusia pasi shumë vende anëtare nuk mund të përshtaten mjaft shpejt me një shkurtim të ri. Komisioni Evropian duhet të jetë gati të paraqesë paketën e shtatë të sanksioneve kundër Moskës në ditët në vijim, shtoi Fiala.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 14/07/2022 08:37

    Nuk e vendosni ju nese do zvogelohet apo jo prurja e gazit o shoku , ate pune e di ai miku qe jua ka futur te dyja kembet ne nje kepuce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë