MAMURRAS- Banesat e fiseve Mamli e Tafa në Mamurras tashmë janë në mbikëqyrjen e forcave të policisë për të parandaluar ndonjë përplasje tjetër të mundshme. Shtëpitë e tyre janë “blinduar” nga forcat e policisë që mesditën e së mërkurës, kur në qendër të Mamurrasit pati shkëmbim zjarri nga persona të dy fiseve.
Si pasojë e të shtënave viktimë mbeti 35 vjeçari Naim Tafa si edhe u plagosën katër persona të tjerë, tre prej të cilëve kanë qenë kalimtarë të rastit. Një prej tyre ishte babai i viktimës i cili mëngjesin e djeshëm, pasi ka mjekuar plagën është larguar pa lajmëruar asnjë nga mjekët apo persona të tjerë të familjes.
Kjo gjë u bë me dije nga një mjek i Spitalit të Traumës në Tiranë, i cili tha për gazetën “Shqiptarja.com” se “gjendja shëndetësore e 59 vjeçarit Idriz Tafa nuk ishte serioze, por jo edhe aq e lehtë sa ai të largohej nga spitali pa na lajmëruar”. Ndërkohë, burime nga policia thanë se ky person nuk është në kërkim dhe se dëshmia e tij është marrë pak orë pasi ka ndodhur përplasja në qendër të Mamurrasit, ku edhe rezultoi se kishte qenë duke kaluar rastësisht pranë vendngjarjes.
/Shqiptarja.com