Italia është e kënaqur me luftën kundër drogës që kanë bërë autoritetet shqiptare. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka marrë vlerësime nga homologu italian gjatë një takimi në Romë.
Takimi i sotëm i dy ministrave Tahiri-Alfano vjen pas atij të zhvilluar në muajin qershor të këtij viti, pak përpara nisjes së operacionit kombëtar antikanabis, ku u asgjesuan mbi 500 mijë rrënjë bimë narkotike dhe mbi 100 ton hashash.
Sipas njoftimit nga MPB, Tahiri e informoi homologun italian për rezultatet e operacionit antikanabis si dhe e falënderoi për ndihmën që dha shteti Italian në këtë operacion, nëpërmjet mbështetjes me avionët e Guardia di Finanza.
Gjatë takimit një pikë e sikutimit ishte dhe lufta kundër terrorizmit, ku ministri Tahiri theksoi angazhimin serioz të Shqipërisë. Ai ka theksuar se Policia e Shtetit e ka vendosur në prioritetet e punës së saj luftën kundër terrorizmit.
Në funksion të kësaj lufte, në Policinë e Shtetit është krijuar një Drejtori e posaçme me rreth 100 specialistë që do të merren me çështjet kundër terrorizmit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com