Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk ndien keqardhje për luftën kundër Iranit, pavarësisht ndikimit që konflikti mund të ketë në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor në SHBA.

Në intervistën për Fox News, Trump pranoi se ndonjëherë i vë në dyshim zgjedhjet që ka bërë, por pohoi se do të merrte të njëjtat vendime.

Ndërkohë në Konventën Kombëtare Republikane duke quajtur Ngushticën e Hormuzit si ‘Ngushtica Trump’, tha se e kanë nën kontroll dhe Irani është mposhtur në të gjtha fronet.

"Irani po dështon në të gjitha frontet. Ne e kontrollojmë Ngushticën Trump", tha ai.

Lajm në përditësim….