Lufta me kancerin e gjirit, dhuro flokë fal shpresë!

'Po i dhuroj flokët që të ndihmoj gocat e sëmura me kancer dhe flokët e mi të bëhen një paruke e bukur për një vajzë të bukur.' Të emocionuara këto vajza sot dhuruan flokë. Një simbolikë për të afruar shpresë për të gjitha ato vajza dhe gra të prekura nga kanceri i gjirit.

Aleksandra vetëm 10 vjeçe e shoqëruar nga nëna e saj, donte t’i dhuronte sa më shpejt flokët. Ajo ndau me publikun edhe një mesazh.

"Vendosa të dhuroj flokët për të ndihmuar mamatë që janë me kancer dhe të gjitha gratë. Të jenë shumë të forta edhe të kenë besim që do ta luftojnë këtë sëmundje", u shpreh Aleksandra.

Diamanta është 17 vjeçe. Prej 5 vitesh nëna e saj po lufton me sëmundjen. Sot ajo vendosi të dhurojë flokët.

“Erdha këtu, mezi e prisja këtë ditë për mamanë time më shumë dhe për çdo femër që është e prekur nga kjo sëmundje dhe ju lutem gra sa më parë të shkoni të vizitoheni se shpëtoni një jetë”, tha Diamanta.

Vera, e ëma e Diamantës tregon se për sëmundjen e mori vesh papritur gjatë një vizite rutinë. Ajo u jep kurajo të gjitha grave të prekura të jenë sa më të forta për tu përballur deri në fund.

“Ka 5 vite. E mora vesh shumë papritur, jo se kisha dhimbje. Bëra operimin, kimioterapi. Ka dy vite që kam ardhur në Shqipëri dhe përsëri po vazhdoj kimioterapi. Jam shumë e fortë dhe iu uroj të gjithave femrave kushdo të jetë nuk duhet ta fiksojë në mendje shumë se mendja e ka të gjithën. Kam shumë kurajo, kam kurajo në vete shumë, u shpreh Vera.

Jona 12 vjeçe ka ardhur posaçërisht nga Tropoja. Edhe ajo do dhurojë flokët për të gjitha gratë që kanë nevojë.

“Kam parë shumë raste për fjongon rozë dhe dua që ti dhurojë flokët që ta bëj një grua të lumtur si të ishte mamaja ime. Unë kam ardhur enkas nga Tropoja që ti dhurojë flokët”, tha Jona.

Teori është muaji Rozë i dedikuar ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Por mjekët bëjnë thirrje për gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrolle jo vetëm në tetor, po edhe gjatë vitit si mënyra më e mirë për ta kapur në kohë dhe për ta luftuar sëmundjen.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar