Lufta me 'kasapët'/ Nëna e 16-vjeçarit për Report Tv: Policët grekë hynë 500 m në kufirin shqiptar, djali ishte mbi mushkë me kufje, e ngatërruan me banditët (VIDEO)

Tre ditë më parë policia greke njoftoi se në qytezën e Filatit gjatë një operacioni kapi dy shqiptarë, xhaxha e nip, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzohen se vidhnin bagëti përtej kufirit, i thernin dhe i transportonin me mushka drejt Shqipërisë për të shitur më pas mishin.

Gjatë operacionit pati edhe shkëmbim zjarri, ndërsa një polic grek u plagos nga të shtënat me armë gjahu nga njëri prej shqiptarëve. Të arrestuarit Sulejman Ismaili 46-vjeç dhe nipi i tij janë nga fshati Janjar i Konispolit, ndërsa nëna e 16-vjeçarit ka reaguar në emisionin "Shtypi i ditës dhe Ju" në Report Tv duke treguar të vërtetën sipas saj për ngjarjen, duke akuzuar policinë greke se u fut 500 metra në kufi në Shqipëri duke kapur edhe djalin e saj.

Për këtë ajo thotë se ka edhe prova, pasi xhupi i njërit prej policëve grekë që ishin në operacion ka mbetur në pronën e saj ku mban lopët. Majlinda Ismaili shprehet se djali i saj ishte me lopët e tij, kur policia greke ndërhyri për ta prangosur, sipas saj pa të drejtë, ndërsa shton se e dhunuan në sytë e saj. E ëma thekson se e gjitha ka qenë një ngatërresë, pasi djali i saj nuk ka lidhje me bandën e hajdutëve, por e kanë kapur gabimisht. Ajo kërkon drejtësi dhe bën thirrje për lirimin e djalit, që është i arrestuar në Greqi.

"Jam nga Saranda, mamaja e djalit, që është kapur në fshatin Janjar në kufi me grekun. Nuk ka qenë atje, por te bagëtitë e veta, është pleksur me policinë greke, në kufi 500 metra vijë ajrore. Më keni nxjerrë djalin hajdut! Djali im po ruante lopët e tij, policia greke është përplasur me banditët e tjerë dhe ka prekur edhe djalin tim. Hajdeni në vendin e ngjarjes shihni edhe xhupin e policit grek. Hajdeni shikoni ku kam lopët. Djali ishte me kufje në dorë me telefon, me mushkë. U bëj thirrje, mos ma nxirrni djalin 16-vjeçar, ai e ka R. Ismaili, unë jam Majlinda Ismaili, nëna e djalit.

Xhaxhanë e tij e keni kapur kot. Ejani shikoni vijën ajrore sa larg kam qenë në pronën time dhe të vijë të më kapë shteti grek?! Atje ka ndodhur, janë përzier me banditë të tjerë. Unë me vajzën me burrin kemi ikur, po ikim në shtëpi, mbrapa po vinte djali. Të vijë shteti grek të më kapë djalin 500 metra në kufi në vijë ajrore?! Ne ishim punëtore, kanë qenë banditë të tjerë.

Ne ikëm, djali vinte pas me muzikë...Ata na lanë sa ikëm unë e vajza dhe më kapin djalin 500 metra vijë ajrore, po nuk ka shtet do të përgjigjem unë për djalin. Unë do të lë jetën atje në kufi për djalin. Djalin tim e kanë kapur me bandën tjetër nga Markati. E kapën në kopenë time. E kapi policia greke. Unë nuk bëra denoncim në Shqipëri se i kërkova grekut të lëshojë djalin, se ndryshe do të bëj hatanë. Të më kapet djali pa ngrenë? Në kufi të Shqipërisë, është turp.

Po të vritet greku në Shqipëri bëhet nami, ne grekët na tërheqin zvarrë....Djali është brenda në komisariat në Greqi. Më thanë të hënën do të dalin para gjykatës në Greqi. Ka fakte, ka duart djali me gjak? Ai nuk e ka Emiljano Ismaili, por R. Ismaili. Ma kanë rrahur djalin. Isha në shtëpi, në pronën time, në kufi. Burri im ishte në Fier, isha unë, vajza dhe djali. Isha në kufi, edhe xhupin e policit grek, e kam në vendin tim, xhiboksin, atje ku rrahën djalin në sytë e mi, e bënë të vdekur, zinxhirin e dritë që kishte në qafë ia këputën. Unë me vajzën shpëtova" tha ajo në Report Tv.

Shqiptarët, sipas medieve greke, që bazohen te informacionet nga policia, prej disa muajsh kalonin kufirin duke vjedhur bagëtitë natën në Filat, ndërsa më pas i thernin dhe mishin e transportonin me mushka në Shqipëri për ta shitur. Por herën e fundit, policia i bllokoi duke u bërë thirrje që të dorëzoheshin. Shqiptarët rezistuan duke hapur zjarr, ndërsa me të njëjtën mënyrë u përgjigj edhe policia, por njëri nga efektivët mbeti i plagosur. Në fund 46-vjeçari shqiptar me nipin 16-vjeçar u arrestuan, ndërsa tre të tjerët janë identifikuar dhe vijon operacioni per ti kapur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 29/12/2019 23:52

    Fundurrina!

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/12/2019 23:52

    Ajo qe me bën vërtet për të qeshur eshte veprimi tejet primitiv neandertal. Dmth njerëz qe mendojne e veprojne si në Epokën e Gurit. A nuk eshte për të qeshur kur mendon se hajduti vjedh bagti në nje shtet të huaj, e therr dhe e transporton mishin me mushkë për ta shitur në nje shtet tjeter . Hahahahahahahah !

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 29/12/2019 23:27

    Nuk e di nese eshte e vertete apo jo. Keta thane qe ishte Policia jone bashke me ta. Ka qene nje bande qe ka vjedhur dhe sipas kesaj zonjesh cunin ja ka kapur kot. Po duhet pare mire provat dhe faktet.

    Përgjigju
  • Mali: 29/12/2019 20:48

    Shtet pa bythe. Si mund te futet policua greke 500 meter brenda teritorit shqiptar dhe te beje arrestime?! Kjo eshte per te cuar ushtrine ne kufi.

    Përgjigju
    • Igor Alimi: 30/12/2019 08:36

      Cilen ushtri ate ushtri qe nuk egziston.

  • Feliks: 29/12/2019 18:46

    Jemi nje shtet merda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?