Situata e zjarreve në vend, Ministria: 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 prej tyre ende aktive,  20 janë shuar

TIRANË- Situata e zjarreve në të gjithë vendin duket  e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit nga 22 vatrat e zjarrit të raportuara, vetëm 2 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se 20 vatra janë arritur të shuhen dhe aktualisht vetëm 2 vatra vijojnë të jenë aktive, të cilat raportohen në fshatin Pecë të bashkia Finiq, ku me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat operacionale për ditën e djeshme dhe gjatë natës nuk u bë e mundur shuarja e saj. Ndërsa sot, në orët e para te mëngjesit ka filluar operacioni nga toka me forcat operacionale e mbështetur nga ajri me helikopter Cougar te MM. Vatra tjetër aktive është në fshatin Postribë të Shkodërs, kjo vatër ka intensitet të ulët dhe vijon puna për fikjen e saj.

Nga 22 vatrat e zjarrit të raportuara, janë shuar 20, konkretisht në: Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf,  bashkia Vlorë;Fshatin Rehovë, bashkia Poliçan;Fshatin Poshnje, bashkia Dimal; Fshatin Bogë dhe fshatin Reç bashkia Malësi e Madhe; Fshatin Bërdicë, bashkia Shkodër; Në lagjen nr.1, bashkia Kavajë; Fshatin Fushë Prezë, bashkia Vorë; Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, bashkia Dropull; Në lagjen "Granic", bashkia Gjirokastër; Fshatin Veliqot, bashkia Tepelenë; Fshatin Rubjekë, bashkia Shijak; Në lagjen ish – SMT, bashkia Devoll; Fshatin Kamunah, bashkia Cërrik; Fshatin Seman dhe fshati Portëz bashkia Fier; Fshatin Cukas, bashkia Lushnje; Fshatin Margëlliç, bashkia Patos.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 44 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar për izolimin e zjarrit mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Dy vatra zjarri aktive në Vlorë, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

 

Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Vlorë. Report TV mëson së flakët janë aktive në fshatin Drashovic dhe në fshatin Romës. Mësohet se zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 13:45
Zjarri në Finiq , fillon ndërhyrja me avioni grek

Vijon të jetë aktive vatrës e zjarri në fshatin Pecë të bashkisë së Finiqit.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq për vendosjen nën kontroll të flakëve ka ndërhyrë një avion grek, i cili po punon për shuarjen e zjarrit .

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 01/08/2022 13:50

    Shtet i shuar ska asnje avion apo helikopter per shuarjen e zjarreve kurse nga ana tjeter denglat ne maj sikur jemi njeshi i botes , komb vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)