Lufta/ Ministri i jashtëm rus: Gati për negociata me Ukrainën, por të merret parasysh situata në terren

Lufta/ Ministri i jashtëm rus: Gati për negociata me Ukrainën, por të merret parasysh situata në terren

Sergej Lavrov 

Rusia është e gatshme për negociata për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, por këto duhet të synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës dhe të marrin parasysh situatën reale "në terren", tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS.

“Ne jemi gati për negociata, por ato duhet të synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe të marrin parasysh situatën reale në terren”, tha Lavrov teksa theksoi se pozicioni parimor i Rusisë në lidhje me zgjidhjen e Ukrainës është i njohur mirë.

“Është paraqitur nga Presidenti Vladimir Putin në shumë raste, përfshirë në konferencën vjetore për shtyp të 19 dhjetorit. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për bisedime dhe jemi akoma”, shtoi ai

Sipas tij nevojitet që marrëveshjet të jenë të besueshme dhe ligjërisht të detyrueshme.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se me kë mund të flasim dhe çfarë do të diskutojmë. Këto nuk janë pyetje retorike. Presidenti Putin ka folur për këtë në detaje në takimin me gazetarët që përmenda. Personalisht, dua të theksoj se ajo që na nevojitet janë marrëveshje të besueshme dhe ligjërisht të detyrueshme që do të eliminonin shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe do të vulosnin një mekanizëm që përjashton mundësinë e shkeljes së tyre”, nënvizoi Lavrov.

Lavrov u shpreh i hapur edhe për marrëdhëniet ruso-amerikane, por sipas tij i takon SHBA të bëjë lëvizjen e parë.

“Për sa i përket të ardhmes së marrëdhënieve ruso-amerikane, ne jemi të gatshëm të rinovojmë dialogun politik të cilin Uashingtoni e ndërpreu pas fillimit të operacionit special ushtarak, nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për këtë. Meqenëse ishin amerikanët ata që e ndërprenë, u takon atyre të bëjnë lëvizjen e parë”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet

Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet